Kryeprokurorja i ngushton lakun Monika Kryemadhit, urdhëron prokurorët të analizojnë të gjitha të dhënat për pasuritë e paligjshme të politikanëve dhe krimit, Monika ka dhjetëra milionë euro pasuri me vetëm dy rroga, Monika e kërcënoi Arta Markun që të ketë kujdes
Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka firmosur një urdhër përvëlues për Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, çiftin e politikanëve më të korruptuar në Ballkan dhe që drejtojnë bandën e hajdutëve më të organizuar dhe të rrezikshme në Evropë.
Pavarësisht kërcënimeve të Monika Kryemadhit që të ketë kujdes, Arta Marku ka urdhëruar prokurorët e Prokurorisë së Tiranës dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të verifikojnë dhe hetojnë pasuritë e paligjshme të politikanëve, njerëzve të krimit dhe të çdo personi që nuk justifikon pasurinë.
Në urdhër thuhet se prokurorët duhet të konsiderojnë të gjitha të dhënat, përfshirë edhe denoncimet mediatike, për pasuritë e dyshimta të politikanëve dhe të njerëzve të krimit.
Në urdhër thuhet se “Prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të këtij seksioni, nëpërmjet burimeve të ndryshme, të hapura ose (mediat, zyrat e prokurorive, Policia e Shtetit, Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Informativ Shtetëror etj.), sipas rastit, menjëherë, por jo më vonë se brenda një afati dy mujor nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, identifikojnë subjektet, të cilët kanë dënime, ka pasuri hetime apo ka aktualisht hetime, brenda dhe jashtë vendit, apo ka indicie të besueshme për pjesëmarrje në veprimtari kriminale, për veprat penale të përcaktuara në nenin 1 të këtij udhëzimi”.
Neni 1 përfshin edhe korrupsionin aktiv dhe pasiv, që është edhe profesioni kryesor i Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Ky udhëzim vë edhe një herë prokurorinë përballë pasurisë së paligjshme të Metës dhe Monikës. Vë në provë prokurorinë nëse është me interesin e shqiptarëve apo me korrupsionin. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë një pasuri të deklaruar me vlerë dhjetëra milionë euro. Meta dhe Minika kanë si të ardhura të ligjshme veëm dy paga.
Këto dy paga nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet e tyre dhe shkollimin e fëmijëve në Angli. Këto dy paga, të llogaritura që nga viti 1992 nuk mbulojnë dot as vilën në Gjirin e Lalzit, që ka një vlerë mbi 1 milionë euro. Të mos llogarisim dhjetëra apartamente që ka deklaruar Monika Kryemadhi, disa prej të cilëve kanë një vlerë nga 350 mijë euro deri në 400 mijë euro. Të mos llogarisim vila të tjera në bregdet dhe vilën në Bllok.
Të gjitha këto pasuri janë të deklaruara dhe nuk mund të fshihen dot. Kështu që prokurorët duhet vetëm të bëjnë një llogari të thjeshtë për të kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Çifti Meta-Kryemadhi, për të justifikuar një pjesë të pastrimit të parave, kanë deklaruar disa kredi.
Por, kushdo e di se me kredinë nuk mund të dalësh me fitim, por vetëm me humbje. Kreditë nuk i kanë marrë për t’i investuar në biznes, por vetëm për të blerë pasuri të paluajtshme me paratë e krimit dhe korrupsionit. Megjithatë, ky urdhër i Arta Markut do të jetë në fuqi deri kur të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme. Edhe nëse Meta dhe Monika shpëtojnë këtë radhë, nuk do të shpëtojnë dot nga SPAK-u./Pamfleti