Ka një lloj mentaliteti se Ilir Meta vijon të drejtojë LSI-në në prapaskenë. Por President i Republikës e ka mohuar duke e cilësuar si përrallë.
“Unë nuk kam asnjë dëshirë që të drejtoj një forcë politike në kundërshtim me detyrën.
Kam bërë gjithçka për LSI-në. Unë jam i bindur se nga ky pozicion do të dal më i ri sesa kam hyrë” – u shpreh Ilir Meta për emisionin Opinion.
Ai u shpreh se nuk po mendon se ku do të punojë pasi të përfundojë detyrën e presidentit.
“Unë i kam përqëndruar energjitë tek detyra kushtetuese. Është një përgjegjësi dhe jo një mundësi që i jepet kujtdo” – tha kreu i shtetit.
Megjithatë, Ilir Meta tha se nuk e përjashton dëshirën për një mandat të dytë.