Njohja e datës 29 nëntor si ditë çlirimi dhe urimi i saj nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho është shoqëruar me reagime të shumta negative në faqen e tij në “Facebook”.
Qytetarët demokratë kanë masakruar në komente Spahon, duke i kujtuar se festa për shqiptarët ishte dje, ndërsa data 29 është dita më e zezë për historinë e Shqipërisë.
“Shqiptaret kane vetem nje feste dt. 28 nentor 1912. ndersa 29 nentori eshte dita me e zeze e historise se shqiperise , eshte dita kur u vendos shpura dhe mallkimi me i math qe nje popull mund te ndeshkohet eshte dt 29 nenetor ku u roberia , diktatura vendosi yllin bolshevik ne flamurin tone kombetar dhe ku diktatori E. Hoxha ne emer te popullit masakroi popullin e vet.
Respekt te thelle per te gjithe ate djelmoshe partizane qe luftuan dhane jeten dhe u tradhetuan per atdhe. E ndiaj veten sh te fyer dhe te turperuar qe populli im nuk eshte zgjuar ende nga gjumi i vdekjes por per inerci feston sot festa fantazma 29 nentorin feston pa pik turpi festen e nje sulltani ( NOVRUZ) qe ka prere kokat e te pareve tane . 29 eshte dita me e kobshne se 7 prilli me e kobshme se ditet e pushtimeve. Zgjohuni nga gjumi o te mjere se po tallen te tjeret me ne. RROFTE 28 NENTORI !! Te nderuar qofshin ne jete te jete Ismal Beu dhe Isa Boletini”,- shkruan një qytetar.
Pas këtij reagimi është kundërpërgjigjur Spaho, i cili ka thënë se “Komunizmi dhe diktatura nuk u instaluan ne nje dite te vetme. Kjo dite ka ngelur si kujtim per ata qe u vrane. Te mos nderosh ata qe u vrane, te majte dhe te djathte nuk eshte serioze”.
Më poshtë reagimet e qytetarëve dhe replikat e Sahos, marrë nga faqja e tij në “Facebook”: