osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Negociatat e Shqipërisë me BE, vendosin zgjedhjet europiane!

Negociatat e Shqipërisë me BE, vendosin zgjedhjet europiane!

Parlamenti Europian miratoi raportin e vitit 2018 për Shqipërinë, duke vlerësuar edhe përpjekjet reformuese të Shqipërisë. Plot 459 vota pro Shqipërisë dhanë europarlamentarët europianë.

Për “Deutsche Welle”-n, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, i cili e mbështet fuqishëm hapjen e negociatave me BE-në, thotë se “me keqardhje e shoh se kjo nuk është bërë dhe shpresoj shumë për një zhvillim pozitiv menjëherë pas zgjedhjeve europiane”.

I pyetur nëse zgjedhjet europiane mund ta paralizojnë procesin e integrimit të Ballkanit në BE, në rast të shtimit të forcave djathtiste, Fleckenstein thekson se “forcat e djathta antieuropiane janë forcuar ndjeshëm në vendet e Bashkimit Europian.

Kjo do të reflektohet me shumë gjasa edhe në përbërjen e Parlamentit të ri. Por, unë pres që edhe pas zgjedhjeve europiane të kemi një mazhorancë të qartë për politikën pro zgjerimit të BE-së”.

Për eurodeputetin gjerman, Shqipëria duhet të përgatitet dhe të zgjerojë procesin e reformave. Shprehimisht, Knut Fleckenstein përmend Reformën Zgjedhore që vendi yne duhet të realizojë.

Por, edhe “një Parlament konstruktiv dhe i besueshëm është i pazëvendësueshëm, jo vetëm për sa i përket procesit të reformave, prandaj si opozita dhe mazhoranca qeverisëse janë të thirrura që të përballen së bashku me këto sfida”, theksoi Fleckenstein për “Deutsche Welle”-n.