I katapultuari i Lulzim Bashës, Klevis Balliu, çdo mbremje teksa drejton protestat në zonën e Unazës së Re ku flet për varfërinë.
Por Klevisi, ose siç njihet ndryshe çuni Fahriut, braktis luksin vetëm për dy orët e pasdites ku shfaqet në zonën e Unazës.
Në realitet ai shijon luksin duke filluar që nga makinat e shtrenjta dhe deri tek udhëtimet e çmendura dhe të kushtueshme jashtë vendit.
Pas fotove të publikuara në media me një supermakinë Range Rover e cila ka një vlerë prej mijëra eurosh në tregun e automobilëve, Klevis Ballia pa dashje ka zbuluar edhe pasionin e tij për luksin.
Për të ruajtur trupin në formë dhe për të hequr kilet e tepërta për shkak të lëvizjes me Range Rover, ai frekuenton një nga palestrat më të njohura në kryeqytet.
Teksa ka bërë një selfie, ai ka ekspozuar edhe celularin e tij IPHONE, që është seria më e fundit e prodhuar nga kompania amerikane.
Mjafton një kërkim në internet dhe gjen lehtësisht se celulari i çunit të Fahriut kushton 1750 euro, me ngjyrën gold (flori) sikurse preferohet nga të pasurit.
Jeta luksoze e Klevisit nuk kufizohet vetëm në Shqipëri, por vijon dhe me udhëtime të shtrenjta jashtë vendit.
Udhëtimi në Dubai për Vitin e ri, si dhe udhëtimet e çmendura nëpër Evropë, janë vetëm një pjesë e padeklaruar e luksit, të deputetit të Bashës.