Disa nga banorët e Astirit që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe kanë dalë sërish në protestë duke bllokuar rrugën si shenjë revolte ndaj qeverisë “Rama”.
Tubimit i janë bashkuar edhe disa nga deputetët opozitarë që kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar për dhunë gjatë protestës para Kuvendit.
“Më kanë arrestuar vëllain. Të mos bëjnë arrestime se është turp. Edhe 25 vite burg të bëj, ajo shtëpia ime kur të kalojë mbi gjakun e fëmijëve të mi, të 4 vëllezërve të mi dhe në trupit tim, atëherë do mund ta prishin.
Po na morri shtëpinë le të më marri dhe nderin e gruas. Unë kam ardhur për të ardhmen e fëmijëve të mi këtu”, tha ai.