Dëshira për ta mbajtur gjallë me patjetër çështjen e Unazës së madhe të Tiranës e ka bërë Partinë Demokratike të dalë blof duke regjistruar disa autogola brenda një konferencë për shtyp.
Gjatë orëve të mesditës Gazmend Bardhi akuzoi se Autoritetin Rrugor Shqiptar se kishte shmangur ligjin duke mos kryer një studim fizibiliteti për investimin që po kryen në Unazën e Madhe të Tiranës.
“Nëse do kishte pyetur Kryetarin e vet, z.Bardhi do ta kishte mësuar se në rastin e rehabilitimit të Unazës së Madhe në segmentin Pallati me Shigjeta- Sheshi Shqiponja, ARRSH ka ndjekur të njëjtën praktikë ligjore të ndjekur për segmentet e tjera të unazës në kohën kur z.Basha ishte Ministër i Punëve Publike e Transportit apo Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Z.Bardhi do ta kishte mësuar se edhe studimet e fizibilitetit për veprat publike nuk bëhen për çdo segment që zbatohet por bëhen në fillim për të gjithë objektin.
Rrjedhimisht, ai do duhet ta kishte pyetur z.Basha nëse kur ka filluar zbatimi i investimit për segmentet e mëparshme të Unazës, a është kryer një studim fizibiliteti?!”, thotë ARRSH.
Bardhi pretendoi se nuk janë marrë leje mjedisore dhe as leje të tjera për investimin që po kryhet por kjo rezulton e pavërtetë sipas dokumenteve që ARRSH paraqet, projekti ka marrë: Vendimi Nr.209, datë 25/09/2018 nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë bazuar në ligjin Nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”; Lejen e Mjedisit me Vendimin Nr.53 për VNM Paraprak, Nr.3718 Prot., datë 12/11/2018 të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit; Vendimin Nr.462 datë 13/11/2018 të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, bazuar në ligjin nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” dhe Lejen e Zhvillimit me vendim Nr.01, datë 20/11/2018 të lëshuar nga KKT, Këshilli Kombëtar i Territorit, bazuar në ligjin Nr.107/2014, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar dhe në Vendimin Nr.408, datë 13.05.2015.
ARRSH i sjellë në vëmendje Bardhit se në kohën kur PD qeveriste vendin, u ndërtua mbikalimi i Kamzës pa asnjë leje dhe leja mjedisore u lëshua vetëm 1 muaj para se të përfundonin punimet.
Bardhi akuzoi se është shkelje ligjore fakti se projekti i Unazës “Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja” është një dhuratë e një kompanie private për Autoritetin Rrugor.
Këtu sërish ai del blof pasi Lulzim Basha ka ndjekur të njëjtën praktikë me segmentin e unazës “Komuna e Parisit-Pallati me Shigjeta”.
Projektin e parë që po zbatohet aktualisht e ka dhuruar shoqërua konsulente “AVE Consulting” sh.p.k ndërsa projektin e filluar së zbatuari në kohën e qeverisjes së PD e ka dhuruar “Sphaera sh.p.k”.
Në kohën kur vet Basha ndërtonte një pjesë të Unazës së Madhe me projekt të dhuruar kjo ishte një normalitet. Sot që zbatohet e njëjta praktikë, sipas tij është një skandal dhe përbën një aferë korruptive.