Duket se gafat këtë 28 – 29 nëntor nuk kanë fund.
Pas kryedemokratit, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka kapur mat kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.
Teksa cilëson 29 nëntorin ditë e zezë, ajo nuk kërkon të festohet.
“Për Shkodrën 29 nëntori është një ditë e zezë, mjafton që t’i referoni historianëve.
Unë nuk jam historiane.
Por në atë ç’farë ne bëjmë, përpiqemi t’i referohemi asaj çfarë historianët shkruajnë dhe kanë përcaktuar në historinë e Shqipërisë, pavarësisht se kjo pastaj nuk është referuar në libra dhe do duhet të referohemi”, shprehet Ademi.
Këtë deklaratë shefi i qeverisë e cilëson lajthitje.
“Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?”, shkruan Rama duke ironizuar.