Mbrëmja e djeshme e Soirée ishte e gjitha e dedikuar patriotizmit dhe atdhedashurisë, mbrëmje e cila përkoi edhe me festën e 28 nëntorit.
Gjatë diskutimit, sportistja e famshme Klodiana Shala ka treguar edhe një histori të padëgjuar më parë, ku është gjuajtur me domate në Serbi.
“Ne i përshtatemi të gjithë të huajve. Por të huajt jo.
Në Serbi jam ndjerë keq. U mblodhëm në një mbledhje ndërkombtare dhe sa hymë në stadium na gjuajtën me vezë dhe me domate”, – ka rrëfyer Klodiana.
Epo, duket se nga kjo eksperiencë në Beograd, Klodiana Shala paska dalë aspak e kënaqur, por shpresojmë të mos përsëriten më.