Donald Trump ka sulmuar sërish rrjetin CNN, duke thënë se rrjeti ndërkombëtar mediatik e pasqyron situatën e SHBA-ve në një mënyrë të padrejtë dhe false.
Teksa bënte këtë deklaratë Trump hodhi idenë e krijimit të një rrjeti global mediatik nga ana e SHBA-ve.
“ Duke parë të dhënat, CNN nuk është se po bën punë të mirë, jashtë SHBA-ve, kanë shumë pak konkurrencë. Emri CNN ka një lloj fuqie, në portretizimin e SHBA-ve në botë edhe pse e bën në mënyrë të padrejtë dhe false. Duhet të bëjmë diçka, duke përfshirë edhe mundësinë e krijimit të një rrjeti ndërkombëtar mediatik, që të na shfaqë ashtu siç jemi vëtet, shkëlqyer”, shkroi Trump në Twitter.
Kjo nuk është hera e parë në të cilën Trump hedh këtë ide. Sipas raportimeve mediatike ai e ka hedhur idenë më herët gjatë vitit 2016, që atwherë ai ka pasur idenë e krijimit të një rrjeti mediatik botëror.
Gjatë fushatës së tij elektorale ai lançoi një seri të quajtuar “Real News” si dhe eksperimentoi me lajmet e transmetuara në live-stream.
Korrespondenti i NPR, David Folkenflik, parashikoi mundësinë e ndërtimit të një medie me profil të djathtë gjatë fushatës,në atë kohë ai shkruante se Trump kërkonte të krijonte një media me profil të djathtë e cila do të mbështetej në retorika nacionaliste dhe populiste