osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Opozitë me fjalime qesharake, nxjer zbuluar deputetin e Bashës

Opozitë me fjalime qesharake, nxjer zbuluar deputetin e Bashës

Çështja e ndërtimit të aksit 2.2 kilometra te Astiri ka marrë përmasa kombëtare për shkak të vlerave të dyshimta të projektit (40 milionë euro) dhe për shkak të prekjes së disa qindra shtëpive dhe bizneseve ku do kalojë ky aks.

Opozita është investuar 100 % në këtë kauzë, në mbrojtjen e banorëve si dhe në denoncimin e kompanive të përfshira në një skemë të dyshuar si abuzive.

Por duket se nxitimi për protagonizëm nga brenda kampit opozitar, ka bërë që denoncimet të kthehen në gafa.

I tillë është rasti i denoncuar sot nga deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook pretendon dy fakte:

E para, se kompania kontraktore amerikane Dunwell-Haberman është krijuar në Qershor të këtij viti (2018).

E dyta, se kjo kompani offshore amerikane do të marrë ‘hisen’ prej 20 milionë eurosh bashkë me kryeministrin Edi Rama.

Le t’i shqyrtojmë të dyja pretendimet :

Pretendimi i parë se kompania Dunwell-Haberman është themeluar në vitin 2018, është i gënjeshtërt, i pavërtetë.

Kjo kompani ka dorëzuar në Tiranë (QKB) të gjithë dokumentacionin e origjinës së saj, në momentin kur aplikoi për hapjen e filialit në Shqipëri.

Këto dokumente gjenden lehtësisht në faqen elektronike të QKR-së.

Dokumentet tregojnë se kompania amerikane ka 20 vite ekzistencë dhe është themeluar që prej vitit 1998.

Dokumenti që ka paraqitur zoti Shehaj, është një dokument që gjendet në Google, por deputeti demokrat ka bërë gafë pasi ka ngatërruar datat e përditësimit-online të regjistrit me datën e themelimit.

Pretendimi i dytë i zotit Shehaj është se kjo kompani (fantazmë sipas tij) nuk ka asnjë punonjës dhe është krejt fiktive dhe e regjistruar në parajsë fiskale.

Kompania amerikane ka dorëzuar në Tiranë dhe bilancin e saj të tre viteve të fundit dhe aktiviteti i kësaj kompanie duket se përfshin volume në disa qindra milionë dollarë.

Zoti Shehaj thotë se kjo është një kompani offshore (e zonës Delaware në SHBA) dhe se do të përfitojë ‘hisen’ prej 20 milionë eurosh të projektit.

Kjo kompani është vërtetë offshore, mirëpo nuk ka ndonjë ligj në Shqipëri që i pengon këto kompani të marrin pjesë në tendera publikë ose koncensione, prej dy dekadash kompani të tilla kanë kapur dhe koncensione strategjike, ndaj dhe denoncimi i tyre nuk mund të jetë sporadik, pasi futja e kompanive offshore në Shqipëri nuk është një ekskluzivitet i qeverisë së Edi Ramës, por një problem sistemik i fondeve publike në Shqipëi.

Zoti Shehaj pretendon se kjo kompani do të marrë ‘hisen’ prej 20 milionë eurosh fitim nga projekti, por zoti Shehaj nuk e tregon se si e gjeti shifrën 20 milionë euro.

Si e llogariti zoti Shehaj që fitimi do jetë 20 milionë euro?

Një llogaritje e tillë, mund të vijë vetëm pas një oponence profesionale dhe teknike të projektit për këtë aks rrugor. Deri më sot nuk ka asnjë oponencë inxhinierike të pavarur që zbërthen projektin zyrtar, ndonëse zoti Shehaj, projektin zyrtar të segmentit mund ta gjejë të publikuar gjithashtu në internet, në faqen e prokurimeve publike.

Ndoshta është e tepërt që t’i kërkosh një deputeti të bëjë oponencë teknike, por zoti Shehaj mund të jetë më i vëmendshëm kur gjen dokumente lartë e poshtë nëpër Google.

Të paktën kaq gjë mund ta bëjë, sa për të mos e kthyer në autogol një kauzë me kuptim ku opozita po investohet prej javësh. / Hashtag.al