Trupat e 4 personave janë gjetur të coptuar nga treni. Ngjarja me pamje horror ka ndodhur në Komotini të Greqisë.
Sipas hetimeve dyshohet se personat janë 4 emigrantë të rinj, të cilët u gjetën në mes të hekurudhës.
Mendohet se të rinjtë kanë qenë duke kaluar shinat e trenit natën, mbrëmjen e 26 nëntorit dhe mendohet se ata nuk janë parë nga makinisti i trenit.
Trupat u gjetën në orët e para të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar autoritetet përkatëse. Menjëherë kanë nisur hetimet për të shkaqet dhe kohën kur ka ndodhur aksidenti.
Ndërsa 4 trupat do ti nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore.