Baba i devotshëm dhe sipërmarrës gjatë ditës, hajdut i pamëshirshëm në mbrëmje. Kjo është fytyra e dyfishtë e Taulant Lekës, 30-vjeçarit shqiptar në Castagnole, i arrestuar pak ditë më parë së bashku me dy bashkëkombëtarë të tjerë nën akuzën e disa vjedhjeve, të identifikuar si Mirsad Arci, 31 vjeç dhe Edmir Sadiku, 42-vjeç.
Ata akuzohen për dhjetëra vjedhje të shtëpive javët e fundit në provincën e Trevisos, në veçanti në Vittoriese dhe në Belluno.
Shqiptarët u kapën në flagrancë me Rolex dhe Cartier, bizhuteri të shtrenjta, syze dielli dhe mjete elektronike, të vjedhura nga katër shtëpi. Ndërsa gjatë kontrolleve në sendet e vjedhura u gjetën bizhuteri të shumta, unaza martese, gurë të çmuar etj.
Përveç vjedhjeve, Leka është edhe bashkëpronar i një kompanie që merret me instalimin e skelave të ndërtimit me 11 persona të punësuar.