Ajo që ka çuditur më shumë nuk është bashkimi i ‘të pafytyrit’ Meta me Ramën, por ndarja e tij nga Berisha dhe Basha
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka tradhtuar sot ‘dashurinë e tij më të madhe’ politike, Sali Berishën. Ashtu siç nuk pritej, Meta është shfaqur në krah të kryeministrit Edi Rama, në Ditën e Pavarësisë. Ndryshe nga opozita, e cila ka preferuar të festojë në Tiranë, Meta i është bashkuar Ramës në një udhëtim festiv drejt Vlorës, aty ku së bashku kanë kryer homazhet e kësaj dite historike për shqiptarët.
Meta ka vendosur të lërë pas të gjitha përplasjet, fyerjet e sharjet ndaj Edi Ramës dhe të bashkohet me ‘armikun’ e tij më të madh politik, duke u shtirur para shqiptarëve se qeveria dhe presidenca janë të bashkuara, por në fakt nëndheshëm po gëlon lufta mes tyre.
Por, ajo që ka çuditur më shumë nuk është bashkimi i ‘të pafytyrit’ Meta me Ramën, por ndarja e tij nga Berisha dhe Basha. Ashtu siç e njohin të gjithë si një President opozitar, Meta sot pritej të ishte në krah të Berishës, për të uruar Pavarësinë si dy anti-shqiptarët më të mëdhenj në vend.
Berisha dhe Meta ishin dy politikanët e vetëm shqiptar që dolën kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, duke kritikuar e sulmuar ashpër Ramën, ndaj dhe sot pritej të ishin bashkë për të përcjellë mesazhin e tyre të përçarjes së shqiptarëve dhe shkatërrimit të tyre, që ka qenë dhe synimi i tyre kryesor në këto 28 vite demokraci.