Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri edhe pse tashmë është larg politikës dhe i hetuar nga Prokuroria shqiptare në lidhje me trafikun e drogës, sot ka zgjedhur një video për të uruar shqiptarët në festën e flamurit.
Tahiri ka uruar në rrjetin social “Facebook” 28 nëntorin më një këngë të kënduar nga Golik Jaupi, në një takim ku ish-ministri ka zhvilluar kohë më parë në Progonat të Tepelenës.
Ai iu këndon burrave të zonës, ndërsa prezent është edhe vetë Tahiri.
“Eshte e jona Shqiperia 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Me Golikun ne Progonat 2 vjet me pare me kengen e Ismail Qemalit #gezuarshqiperiaime”, shkruan Tahiri në përshkrimin që shoqëron videon.
Eshte e jona Shqiperia 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Me Golikun ne Progonat 2 vjet me pare me kengen e Ismail Qemalit #gezuarshqiperiaime
Publiée par Saimir Tahiri sur Mercredi 28 novembre 2018