osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FOTO/ Qëlloi me këpucë Ramën se do e nxirrte në “rrugë”… “hallexhiu” i Astirit pallat 3 katësh paleje në bregdet

FOTO/ Qëlloi me këpucë Ramën se do e nxirrte në “rrugë”… “hallexhiu” i Astirit pallat 3 katësh paleje në bregdet

Një tentativë për të goditur me këpucë Kryeministrin Edi Rama ndërsa vizitonte në spital të lënduarit e përplasjes mes policisë dhe protestuesve të Unazës së Re, e ktheu Ilias Katirajn në një personazh në portalet pranë opozitës.

Gjatë seancës gjyqësore ku caktohej ndaj Katirajt masa e sigurisë “arrest me burg”, bashkëshortja e tij ashtu sikurse deputetët e Partisë Demokratike thanë se akti i kryer prej tij kishte për bazë faktin se qeveria po i shkatërronte objektin ku ai banonte në zonën e Astirit. Sipas tyre, Katiraj e ka këtë objekt mundësinë e vetme për të mbijetuar dhe mbajtur familjen.

Por çfarë rezulton nga një verifikim i thjeshtë dokumentesh zyrtare?! Ilias Katiraj nuk ka ndërtuar pa leje vetëm në Tiranë në zonën e Astirit, duke zënë gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës. Ai është pronar objektesh të ndërtuara pa leje në zona të lakmuara bregdetare si Saranda e Ksamili.

Të qenit zaptues profesionist, Katiraj e ka të çertifikuar me firmën dhe vulën e një personazhi të njohur, ish-Drejtorit të ALUIZN-it të qeverisjes së Partisë Demokratike, Shaban Memisë. Sipas dokumenteve dhe fotove që shikoni, Katiraj ka objëkt 3 kate në Berdenesh të Sarandës, me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 498.5 metra dhe sipërfaqe totale ndërtimi për banim 378 m2. Për këtë objekt pa leje, Katiraj ka marrë fletën e legalizimit në 3 Mars të vitit 2009.

Ka ndërtuar pa leje në Sarandë, në zonën më të lakmuar të turizmit. Ka përfituar nga legalizimi duke u bërë pronar i një godinë të bollshme në sipërfaqe. Ilias Katiraj nuk ndalet me kaq. Ai po i kërkon qeverisë që të heqë mënjanë nga lekët e taksapaguesve disa para tjera për ta bërë pronar e shpronësuar edhe për një tjetër objekt të ndërtuar pa leje në Unazën e Madhe.

E pavarësisht se rezulton pronar objektesh 3 katëshe në bregdet, Katiraj të gjithë betejën e justifikon me nevojën për “mbijetëse”. Madje, i irrituar pse nuk e bëjnë pronar edhe në mes të Tiranës, është i gatshëm të preket në seder e të heqë këpucën për ta hedhur drejt Kryeministrit.