Duket se nuk kanë të mbaruar gafat e kryedemokratit Lulzim Basha, edhe sot në një ditë kaq të shënuar për kombin tonë ai nuk mundi ta mësojë dot përmendësh tekstin.
Gjatë homazheve që PD ka zhvilluar pranë “Dëshmorëve e Kombit” Basha e ka bërë lëmsh fjalimin e tij sa askush nuk e ka kuptuar çfarë donte në të vërtetë të thoshte.
“Gëzuar nga zemra gjithë shqiptarëve në ditën e flamurit dhe atë të çlirimit.
Sot përulemi para Skënderbeut flamuri kuq e zi që u ngit në shtëpinë e tyre në 28 Nëntor 1944, hmm më falni në 1444 , përulemi para Ismail Qemalit, përulemi para Ushtrisë Nacional Çlirimatre që u flijuar për çlirimin, përulemi para komandantit Legjendar Adem Jashari i cili ka ditëlindjen sot.
E konsideroj ditën e sotme si një ditë ftese për të gjithë shqiptarët në një betejë për të garantuar liritë e tyre siç shkruhet në kushtetutë.”
Matematika nuk është lënda e tij e preferuar, këtë e kemi kuptuar edhe më herët në gafa të tjera, por kryedemokrati ka ngatërruar edhe ato më të rëndësishmet e historisë, datat!
Duke dashur t’i referohet vitit 28 Nëntor 1443, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në Kalanë e Krujës, Basha mban mend përmendësh vetëm datën 28 nëntor, dhe e humb fillin më pas duke shkuar në vitet 1944, 1444, kur realisht është viti 1443 në të cilin shënohet kjo datë./ Lexo.al