Ish-ambasadori amerikan Aleksander Arvizu në një intervistë për gazetën Albanian Daily News ka dhënë një listë të aktortëve politikë që e takojnë kur shkojnë për vizitë në Washington. Diplomati që e ka lënë shërbimin për Departamentin e Shtetit dhe punon aktualisht për ‘German Marshal Fund of United States’, thotë se e vlerëson kur politikanët shqiptarë e takojnë dhe i kërkojnë një perspektivë.
Në listën e atyre që e takojnë ai rreshton politikanë të PS, LSI dhe më pak të PD gjë që, me sa duket, reflekton edhe raportin e tendosur mes mazhorancës së Berishës dhe Ambasadorit amerikan, të dy në fund ta mandatit në vitin 2013.
Ditmir Bushati, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, Erion Veliaj, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Majlinda Bregu dhe Genc Ruli janë në listën e ‘Miqve të Arvizu”. Ish ambasadori thekson në intervistën për ADN se ‘siç e shihni miqtë e mi në PD janë përjashtuar”.
Arvizu në intervistë thekson edhe marrdhënien e vështirë të ambasadorëve amerikanë me Partinë Demokratike.
Në dekorimin e sotëm me medaljen për Merita të Veçanta Civile akorduar nga presidenti Meta morën pjesë pak demokratë, shumica prej tyre në ‘luftë të ftohtë’ me PD zyrtare si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Genc Ruli dhe Bamir Topi. Ish-presidenti, Bujar Nishani dhe ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ishin gjithashtu pjesëmarrës.