osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Izet Haxhia trondit Sali Berishën në fundvit, e kallëzon për 23 kri.me të rënda

Izet Haxhia trondit Sali Berishën në fundvit, e kallëzon për 23 kri.me të rënda

Gjashtë muaj pas rikthimit me pranga në duar në Tiranë, Izet Haxhia kallëzon penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha në Prokurorinë e Përgjithshme, për 23 kr.ime të rënda, të kryera sipas tij, gjatë pushtetit të parë 1992-1997.

Kallëzimi penal vjen si finalizim i një sage akuzash tepër të rënda, që ish-truproja i Sali Berishës ka artikuluar në adresë të këtij të fundit, gjatë viteve 2016, 2017 dhe gjashtëmujorit të parë të 2018.

Kallëzimi që do të shkojë në zyrën e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, bëhet në cilësinë e njeriut më të afërt të Sali Berishës gjatë viteve 1992-1997, për rrjedhojë edhe dëshmitar kyç i disa ngjarjeve, të cilat kanë shënjuar pluralizmin shqiptar.

Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Pas 20 vitesh në arrati, ai u rikthye në Tiranë, ndërsa ndodhet në burgun 302 që në fillim të muajit maji të këtij viti.

“Ky kallëzim kryhet në këtë moment, jo për të lehtësuar pozitën time juridike në procesin gjyqësor penal që kam aktualisht, por përkundrazi këmbëngul jo thjesht në procedurë për këtë rast, por për detyrimin të dalë në dritë e vërteta mbi veprimtarinë e një personi, mbi të cilën rëndojnë një sërë krimesh.

E ndjej obligim ndaj vendit dhe popullit tim të ushtroj këtë kallëzim penal kundër dhe për personin që e besova, e respektova deri në vetmohim dhe më në fund pësova edhe zhgënjimin më të madh të jetës. Jam në çastin e duhur të kryej këtë detyrë edhe nëse “zinxhirët” e procedurave nuk e pranojnë këtë kallëzim, përderisa vazhdoj të mbijetoj jam në kohë të them të vërtetën lidhur me krimet e atij që i vuri zjarrin Shqipërisë”, thuhet në padi.

Akuzat

Në padinë e siguruar nga Shqiptarja.com, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar për të bom.barduar Ambasadën Amerikane në Tiranë, pas mosmarrëveshjeve që kishte Berisha në fund të pushtetit të parë. Por, Izeti pretendon se nuk ka pranuar që ta zbatojë këtë urdhër.

Ish-truproja i Berishës akuzon gjithashtu këtë të fundit në organin qëndron të akuzës për eliminim e Azem Hajdarit dhe më pas organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, për marrjen e pushtetit me dhunë.

Gjithashtu Haxhia akuzon Berishën për vr.asjen dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, përmes SHIK-ut nën drejtimin e Bashkim Gazidedes.

Në padi Haxhia pretendon se ish-kryeministri është përgjegjës edhe për firmat piramidale, për hapjen e depove të armëve si dhe ka urdhëruar bombardimin e jugut të vendit.

Sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe vra.sjen e Skënder Gjinushit, të Zabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë. Haxhia thotë se Berisha ka paguar edhe 1,000,000 euro për ta eliminuar atë në mërgim.

Gati të dëshmojë

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia pohon se është i gatshëm që të dëshmojë, të japë detaje dhe fakte, për të gjitha akuzat e pretenduara prej tij kundër Berishës.

“Për të gjitha këto sa më sipër kërkoj, dhe të tjera që në kohën dhe në vendin e duhur do të shtoj, jam gati të jap detaje, prova dhe fakte të pa kontestueshme, për t’u vënë përpara përgjegjësisë penale më në fund arkitekti i vendosjes së krimit, kaosit, anarkist, korrupsionit dhe shitësit të interesave kombëtare.

Me besimin se nuk ka krim pa ndëshkim. Sali Berisha duhet të dalë para bankës së të akuzuarve. Kam bindjen se vetëm pas kësaj secili nga ne do të shikonte praktikisht se ligji është i barabartë për të gjithë.

Në librin tim, Izet Haxhia përballë Sali Berishës, janë dokumentuar përgjithësisht fakte dhe prova në lidhje me pretendimet e mia, që përfshijnë objektin e këtij kallëzimi penal”, thotë Haxhia./Shqiptarja.com

23 akuzat e Izet Haxhisë kundër Berishës

1) Ngjarjet tragjike të 2 Prillit 1991

2) Vrasjet në shkollën e Bashkuar

3) Ngritjen, bekimin, manipulimin, e firmave Piramidale e përvetësimin e miliardave nëpërmjet përdorimit të pushtetit politik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar.

4) Manipulimit dhe vjedhjes së votave në çdo votim të radhës, nëpërmjet blerjeve favoreve fiksimit. disinformimit dhe nxitjes së anarkisë dhe kaosit.

5) Djegia e gazetës “Koha Jonë” dhe vënie tritol në shtëpinë e gazetares Zenpe Luka.

6) Organizator dhe shtytës i funksionimit të linjës së tritolit, sa herë që i është dashur të destabilizojë situatat politike, juridike, ekonomike, shoqërore e sociale në vend.

7) Ai është përgjegjës për vjedhjen e floririt në Kërrabë, aktin e dytë e përfundoi Ilir Meta.

8) Vra.sja e zhdukja pa lënë gjurmë nëpërmjet marionetës së tij Ilir Kumbaro, e atdhetarit Remzi Hoxha.

9) Hapja e depove të armatim-municioneve, dhe përgatitja e paramilitarëve në dajt në Tiranë e gjetkë për të sulmuar përfaqësuesit në jugun e vendit.

Nxjerrja e urdhrave përkatës për operacione ushtarake ndëshkuese në jug të vendit, duke planizuar edhe bombardim edhe përdorim të lëndëve helmuese-luftarake edhe këputje të nyejve të transportit, si ura, mbikalime, përdorimin e njerëzve të infiltruar.

10) Veprimet anti kushtetuese, u finalizuan me këtë rast duke vendosur në krye të operacioneve shfarosëse anti kombëtare, shefin e shërbimit sekret, po aq bashkëpërgjegjës në këto krime, Bashkim Gazidede.

11) Ai është përgjegjës gjithashtu për një sërë vra.sjesh tragjike në rrethin e Tropojës. Gjithçka filloi, veç më parë, me vra.sjen në Qafë Luzh, ku mbeti i vrarë Shkëlqim Haklaj.

12) Ai është përgjegjës dhe duhet të përgjigjet e të japë shpjegime edhe për vrasjen e Ilir Koshtunicës, të UÇKS.

13) Ai ideoi dhe më kërkoi të bombardoja Ambasadën Amerikane.

14) Ai është përgjegjës penalisht edhe për planifikimin djallëzor, të vra.sjes të Skënder Gjinushit, të Zabit Brokës, të Arben Imamit, Shaban Memisë.

15) Ai është përgjegjës penalisht për porosinë e përdorimin e çdo lloj mjeti, si telekomandë snajper, çipa me telekomandë, e tjerë për të zhdukur çdo gjë që u takonte dhe kishte lidhje me Haklajt.

16) Ai është përgjegjës penalisht, për veprimet dhe përpjekjet e tij, intrigante për të na asgjësuar ne të tre vëllezërve, mua, Izet Haxhia, Ismet Haxhia dhe Isamedin Haxhia.

17) Ai është përgjegjës penalisht personalisht për kurthin dhe eliminimin e Azem Hajdarit.

18) Ai është arkitekti i grushtit të shtetit të 14- Shtatorit. Dhe kthimin e selisë së PD-së në një fortesë militare dhe të rrezikshme për ndarje kombëtare.

19) Ai është përgjegjës penalisht për atë çfarë ndodhi në supermarketin “VEFA”.

20) Ai duhet të përgjigjet penalisht për zhdukjen e miliona lekëve shqiptare, si dhe krejtësisht edhe të valutës nga banka shtetërore e Shkodrës, për të cilat ekzistojnë shifra reale dhe janë justifikuar me fjalët u “vodhën” shtrohet pyetja nga kush ?!.

21) Ai mban përgjegjësi penalisht, gjithashtu pas nxjerrjes nga mënga, “AS-in” Leka Zogu, të cilin e nisi drejt “pushtetit” dhe që u mbyll me disa viktima të pafajshme.

22) Ai mban përgjegjësi penalisht gjithashtu, edhe për instrumentalizimin e situatës nëpërmjet bashkëpunimit me marionetën e vetë Bujar Bukoshi.

23) E fundit, ai mban përgjegjësi penale për porosinë e vra.sjes time në mërgim duke vënë në dispozicion 1,000,000 euro. Sikur të mos i mjaftonte intriga e akuza e montuar prej tij për t’më faturuar një krim që kurrë se kam kryer.