osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lavdia dhe tragjedia e pianistit të madh shkodran Tonin Guraziu

Lavdia dhe tragjedia e pianistit të madh shkodran Tonin Guraziu

Në 10 janar u mbushën plot 18 vjet që mbylli sytë, në moshën 91 – vjeçare, një pianist i madh shqiptar, i harruar prej vitesh, Tonin Guraziu. Me rastin e 90-vjetorit të tij të lindjes, në TOB u dha një koncert jubile, ku artisti interpretoi për herë të fundit në publik, me mjeshtëri të lartë artistike, pjesët më të dashuria të tij. Kam pasur fatin ta takoj pianistin e madh, në vitin e fundit të jetës së tij. Jetonte si një asket, i veçuar e në mjerim të plotë, në mes të Tiranës. Ditët e fundit të jetës i ngrysi në katin e parë të pallatit të Shallvareve, në një dhomë të vogël, të errët e të palyer prej vitesh. Nuk kishte më fuqi të merrej me ato punë. “U bënë shumë ndryshime, por mua asgjë nuk u bë. Jetoj në varfëri, në këtë birucë, ndërkohë që vila ime është e sekuestruar nga komunistët. Kam pasur tre shtëpi e shumë pasuri të shtetëzuar. Kam disa vjet që vij vërdallë por nuk më jepet shtëpia e shetëzuar…”

Teksa rrinim në të dhomë të vogël, sikur të ishte një dhomë e personazheve të Blazakut, Xha Goroioit, apo Kushëririt Pons, pianisti i madh nisi të më të tregonte jetën e tij. Kohët e fundit kishin filluar t’i vinin njerëz. Herë pas herë ish- nxënësit e tij, që e respektonin, por vetëm kaq… ai kishte mall të fliste me njerëz… të tregonte për atë kohë të lavdishme…

“Jam lindur në 30 mars 1908, në Shkodër, në një familje tregtare të pasur. Në moshën 3- vjeçare, familja largohet nga Shkodra dhe vendosemi në Bari të Italisë. Në 1915 familja u largua nga Bari dhe u vendos në Napoli, ku qëndruam deri në vitin 1920, për t’u kthyer përsëri në Bari. Isha 7 vjeç dhe bëmë një vizitë tek një familje e pasur dhe aty pashë për herë të parë piano. U mrekullova se si me gishta dilnin tinguj. Babit i pëlqente muzika dhe na bleu një gramafon, ku dëgjonim çdo ditë nga një orë muzikë. Babai na çonte shpesh në Opera dhe dëgjoja i mahnitur opera dhe balete. Ishim të abonuar në një lozhë në Opera. Më vonë, në vitin 1920, babai më bleu një piano. Kam ndjekur të madhin Maskanji duke dirigjuar operën e vet, “Kavaleria Rusticana”.

Në “La Scala pata fatin të shoh edhe të madhin Toscanini. Krahas shkollës, merrja mësime private nga profesor Alessandro Longo. Provimet i dhashë në konservatorin e Napolit. Në vitin 1929 familja u transferua në Napoli e më vonë në Trieste, deri në vitin 1932. Këtu pata fatin të kem një profesor të madh e të nderuar që më përgatiti për provimin përfundimtar, të cilën e dhashë në Akademinë e Bolonjës, me vlerësimin shkëlqyeshëm 30/30. Isha i pari shqiptar që diplomohesha në Akademinë e Bolonjës. Në vitin 1932 familja vjen në Shqipëri.” Këtu fillojnë të këqijat, një nga një. Herë ngelet pa punë, herë jep lëndë kot e herë pushohet nga puna. “Nuk kish nevojë për para dhe nuk më dukej gjë e madhe se ngela pa punë. Babai kishte një bankë private dhe shumë pasuri. Njëkohësisht jepja edhe mësime private në piano.”

Së bashku me violinistin Ludovik Naraçi ishin të parët mësues në shkollën e muzikës që u hap në vitin 1933, por që u mbyll shpejt. Në vitin 1943 vjen sopranoja Marie Kraja nga Austria dhe së bashku japin koncerte të shumta. Koncerti i parë profesionist u dha në Shkodër në 1936, ku u interpretuan pjesë nga Bethoveen, Chopin, list, Debyssdy, etj. U dha edhe një koncert edhe në Korçë. Gjithashtu pianisti shoqëroi edhe Tefta Tashko Koçon në koncertet e saj në Shkodër, në Elbasan, në Itali. Madje deri sa ajo ndërroi jetë, ai e shoqëroi atë në koncertet dinjitoze.

“Gjatë Luftës punova si pianist në Radio Tirana. Në vitin 1943 pushohem nga puna. Karriera ime profesioniste pedagogjike fillon në vitin 1946, me hapjen e Liceut Artistik. Kam pasur nxënës shumë të mirë, sot artistë me emër, si Robert Radoja, Margarita Kristidhi etj. Gjatë kësaj kohe jepja edhe koncerte në Bullgari, Jugosllavi etj.” Viti 1951 do të tronditej jeta e tij dhe do të merrte tatëpjetën. Ngjarjet e të ashtuquajturës “bomba në ambasadën ruse”, i morën jetën e të vëllait, i cli u pushkatua së bashku me 22 të tjerë. “Vetëm muzika më mbajti gjallë. U zhyta me studime dhe në vitin 1954 u finalizua me një koncert të madh e të suksesshëm.” Me krijimin e Konservatorit do të ishte pedagog i pianos. Opera e parë, “Rusallka”, mban emrin e tij si koncertmaestër. Në vitin 1960 pushohet nga puna. “Ky pushim ishte një siklet i madh, por sjellja e disa kolegëve dhe e disa ish- nxënësve të mi më ka sikletosur më shumë. Ndenji dy- tre vjet pa punë, derisa në vitin 1963 doli në pension. Nga ky vit fillon harresa. Ai tashmë nuk ekzistonte më. Për mëse 30 vjet nuk u kujtua kush për të. Megjithatë nuk u nda nga muzika dhe jetonte në kushte të vështira e në varfëri. Gjatë kësaj kohe jepte mësime privatisht në piano, si dhe gjuhë të huaja si italisht, gjermanisht, frëngjisht, për nevoja ekonomike. Pas ardhjes të demokracisë, vetëm në vitin 1996, u përkujtua nga Radio Shkodra 60-vjetori i koncertit të parë, ku profesor Tonini, në moshën 88-vjeçare, interpretoi pjesë pianistike, duke mrekulluar spektatorët.

“Unë jam një njeri me një jetë të çuditshme: në fillim isha, pastaj s’isha dhe sot jam. E dini se kush më ndihmoi që në moshën 90-vjeçare të ndihem ende aq i fortë sa të ndodhem sonte këtu pranë jush në këtë skenë prestigjioze? Besimi se komunizmi nuk do të kishte më vend në Shqipëri”. Kështu do të shprehej në “Koncertin e lamtumirës, më 14 mars 1998, pianisti 90-vjeçar, Tonin Guraziu, i cili do të shuhej vetëm një vit më vonë.

Ishte shumë vonë për të. Gjërat lëviznin me ngadalë dhe asgjë s’po bëhej, ndërsa pleqëria dhe koha avanconte… Pianisti i madh Tonin Guraziu ëndërronte që të bënte një turne pianistik në Evropë, në moshën 90-vjeçare, por nuk ishte e lehtë… Sepse të gjitha gjërat i kishte kundër, edhe shtetin…. Shëndeti iu përkeqësua. Iu desh të kryente një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk ia doli dot… Ndërroi jetë më 10 janar 1999, në dëshpërim, në mjerim e në vetmi të plotë, pavarësisht se në fundin e jetës së artistit të madh, dhe sidomos pas vdekjes së tij, u kujdes i nipi… Ç’t’i bësh! Ky ishte fati i zi i artistit…