osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si u ndërtua Ambasada amerikane në Tiranë, u përurua me 27 Nëntor

Si u ndërtua Ambasada amerikane në Tiranë, u përurua me 27 Nëntor

Fragmenti i mëposhtëm është marrë nga libri “Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar”. Ky libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant). Zoti Grant ishte emëruar ministër fuqiplotë në Shqipëri në vitin 1935 dhe, pas disa vjetësh, i qëlloi të bëhej dëshmitar i një ngjarjeje tronditëse: zbarkimit ushtarak italian në portet shqiptare më 7 prill 1939, që shënoi edhe fundin e qeverisjes së Mbretit Zog.

Nga Ilir Ikonomi

Ministri Grant mund të krenohej që banonte në kompleksin më të madh dhe më modern në Tiranën e kohës, i cili ia kalonte edhe pallatit mbretëror. Legata, sot ambasada amerikane në Rrugën e Elbasanit, përfshinte rezidencën e ministrit, rezidencën e sekretarit, kancelarinë, garazhin, banesën e personelit të shërbimit dhe kafazin. Kompleksi e kishte zanafillën në vitin 1927, kur Kongresi vendosi të mos lejonte më që diplomatët amerikanë jashtë vendit të jetonin në ndërtesa me qira, por të ruanin prestigjin e Amerikës përpara kolegëve nga vendet e tjera.6 Kishte filluar një periudhë e re në shërbimin diplomatik amerikan, e cila më parë nuk i shihte si diçka fort me rëndësi marrëdhëniet me jashtë. Një komision i përbërë nga zyrtarë të lartë dhe senatorë të fuqishëm do të merrej me caktimin e fondeve për ndërtimin dhe mobilimin e ambasadave, legatave dhe konsullatave. Për habinë e shumë amerikanëve, komisioni dha lejen edhe për ndërtimin e një legate të re në Shqipëri.

Kjo legatë e re mund të mos ishte bërë realitet pa këmbënguljen e ministrit amerikan në Shqipëri, Charles Hart, i cili u shkroi eprorëve se asnjëra nga banesat e Tiranës nuk ishte e denjë për të ngritur në të flamurin amerikan. Hart, njeri me shije, zgjodhi për ndërtimin e kompleksit një pikë të kryeqytetit, nga ku shpalosej një pamje e rrallë. Sipërfaqja e zhveshur dhe gati e shkretë prej 14 mijë e 972 metrash katrore, e lejonte njeriun të shijonte pa pengesë Malin e Dajtit në lindje dhe kodrat e Saukut në perëndim. Më vonë, kësaj sipërfaqeje iu shtua edhe një ngastër prej 900 metrash katrore. Edhe sikur të ishte zgjedhur një parcelë tjetër, natyra e Tiranës ishte mjaft e pëlqyer ngado që ta kundroje, aq sa disa diplomatë amerikanë e quanin atë kryeqyteti më i bukur i Europës.

Kompleksi i legatës do të kishte një pus artezian, pasi Tirana nuk kishte sistem tubacionesh për ujë të pijshëm. Energjia elektrike do të prodhohej me gjenerator. Një kërkesë e ministrit ishte që ndërtesa të kishte një sallë të madhe ku të mund të kërcehej, sepse Hart i vinte rëndësi mësimit të çarlestonit dhe të fokstrotit nga shqiptarët.

Ndërtimi u bë relativisht shpejt; u deshën pak më shumë se dy vjet që puna të përfundonte. Në të vërtetë, legata e Tiranës përfundoi më shpejt se sa projektet e ngjashme të qeverisë amerikane në vendet e tjera. Kështu, Shqipëria pati legatën e parë të ngritur ndonjëherë nga Amerika jashtë vendit. Çka ishte me rëndësi, u kursyen mjaft para, sepse Harti u rrinte mbi kokë ndërtuesve, në acarin e dimrit ose në vapën përvëluese. Veç kësaj, për të ndihmuar në projektet e ndryshme inxhinjerike ai mobilizoi nxënësit e shkollës teknike të Harry Fultzit, e cila mbështetej financiarisht nga Kryqi i Kuq Amerikan.

Dërrasat e parketit u sollën nga Amerika të prera dhe të paketuara, po kështu edhe tubat e ujit dhe pajisjet e tjera hidraulike me dimensionet e parashikuara në projekt. Nga Amerika u sollën edhe gjashtë vaska, të cilat sipas Hartit, u bënë të vetmet që kishte në Shqipëri. “Nuk duhet të krijoni përshtypjen se shqiptarët nuk bëjnë banjë,” do të thoshte më vonë me shaka Harti në një intervistë. “Ata nuk lahen në vaska por në banja publike,” ashtu si gjithë të tjerët në Ballkan. Por bashkë me vaskat, legata amerikane solli një mënyrë të re që nisi të imitohej, sepse më vonë, disa familje të kamura shqiptare filluan të instalojnë vaska në shtëpitë e tyre.

Mbreti Zog e ndihmoi Hartin duke ia dhënë tokën me një çmim prej gjysmë frange ari për metër katror. E gjithë sipërfaqja kushtoi tepër lirë, rreth 2 mijë dollarë. Shumë shpejt, zona u bë një magnet për një vrull ndërtimesh të tjera që nisën në hapësirën përreth. Tani ajo shihej nga shqiptarët si “një vend i mirë”. Kompleksi ishte mjaft modern për standardet e kohës. Ai kishte ngrohje qendrore, makinë për të prodhuar akull dhe dritare me rrjeta kundër mushkonjave. Kur përfundoi, legata kishte kushtuar 112 mijë dollarë, rreth 1.6 milion me dollarin e sotëm. Vërtet e shtrenjtë, por arkitektura e brendshme s’kishte të sharë. Rezidenca e ambasadorit dominohej nga shkallarja prej mermeri që lidhte hollin me katin sipër. Kompleksi kishte gjithsej 12 dhoma të mëdha. Njëra prej tyre formonte një sallon 17 metra të gjatë dhe shtatë të gjerë.

Legata u përurua me një banket dhe ballo Ditën e Falenderimeve, më 27 nëntor 1930. Për ta bërë më dinjitoze ceremoninë, ministri fuqiplotë Herman Bernstein kishte kërkuar nga Departamenti amerikan i Marinës që të dërgonte në Durrës për vizitë një kryqëzor dhe një destrojer në rast se anijet do të ndodheshin diku pranë.

Banketi madhështor u dha në sallonin e madh dhe në të morën pjesë Mbreti Zog, i veshur me uniformë ushtarake, i gjithë kabineti shqiptar, të gjithë diplomatët e huaj në Tiranë dhe personalitete të tjera. Ishte hera e parë që Mbreti vizitonte një legatë dhe kjo bëri përshtypje. Përurimi ishte ngjarja më e madhe shoqërore që kishte parë ndonjëherë kryeqyteti shqiptar. Bernsteini mbajti një fjalim të shkurtër. Ai tha se ndërtimi i legatës fliste për besimin, simpatinë dhe interesimin e Amerikës ndaj pavarësisë së Shqipërisë. “Shumë pak dihet për Shqipërinë dhe për fat të keq, jashtë qarkullojnë plot informacione të shtrembëruara dhe jomiqësore,” tha Bernsteini, i cili i bëri pastaj një kompliment njeriut që kishte pranë, kur foli për “udhëheqjen e mençur të Mbretit Zog, që i ka hapur rrugën zhvillimit dhe përparimit të vendit”. Zogu u përgjigj: “Kënaqësinë time e shton fakti që kjo është e para legatë e ndërtuar jashtë vendit nga qeveria amerikane, e cila e ka treguar simpatinë dhe miqësinë ndaj popullit shqiptar në raste të ndryshme.”

Dita tjetër ishte 28 nëntori, festa e Pavarësisë. Sipas Bernsteinit, përshtypje të shkëlqyer la botimi në gazeta i telegramit që Presidenti amerikan Herbert Hoover i dërgonte Zogut, me të cilin uronte popullin shqiptar për festën

Pjesë nga libri “Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar”, botim i UET-Press