Me milionat e zhvatura në rrugën “Levan-Tepelenë”, që shteti do ta riparojë me 4.2 milionë USD nga taskat e shqiptarëve, deputeti Klevis Balliu dhe motra e tij ish-aksionare në Gërdec, harxhuan 1 milion USD, për 8 vjet jetë luksi, argëtim e shkollim të përsëritur në Londër, por siç ia shikoni mendjen, ka mbetur fyell.
Prej 1 jave është shembur rruga “Levan-Tepelenë”, ose siç quhet rruga e Fahri Balliut, e cila u ndërtua nga firma “Alpine Mayreder”, ku administratore, ishte tezja e deputetit Klevis Balliu, ndërsa aksionerë me 40% të këtij tenderi, ishte babai i tij, këshilltar i Hekuran Isait, Berishës, Metës e Bashës dhe “negociator” pazaresh e pushtetesh, mes tyre Nanos e Ramës.
Natën e kaluar, ky aks rrugor ëshët bllokuar totalisht, pasi përveç bazamentit, po vazhdojnë dhe rrëshqitjet anësore, për të cilat janë investuar 18 milionë euro shtesë, mbi fondin fillestar. Sot, me urdhër të ARRSH, policia ka bllokuar plotësisht qarkullimin në rrugën e Fahri Balliut, duke rikthyer kalimin nga rruga e vjetër Ballsh-Tepelenë, e cila është në gjendje të mjerueshme, për shkak të braktisjes, pas ndërtimit të rrugës Levan-Tepelenë.
Sipas ARRSH e cila deklaroi, se për riparimin e rrugës së dëmtuar, ka shkuar firma kontraktore, që është “Alpine Mayreder”, por sipas informacionit që ka marrë “PAMFLETI”, rezulton se punimet, po i kryen vetë ARRSH, me shpenzimet e shtetit, vlera e të cilave, parashikohet të jetë 4.2 milionë USD.
Firma e Fahri Balliut, u zhduk pas rënies së pushtetit Berisha-Meta më 2013, duke lënë 30% të projektit pa zbatuar, sidomos, pa ndërtuar 22 nënkalimet e mbikalimet, për shkak se pushteti Rama-Meta, nisi procedimin penal për vjedhje fondesh e mos zbatim të projektit sipas kushteve teknike, dosje që u mbyll në pazarin Rama-Berisha-Metaj.
Rruga “Levan-Tepelenë”, po riparohet nga shteti dhe, do t’i kushtojë shqiptarëve 4.2 milionë USD, për shkak se firma “Alpine Mayreder” e Fahri Balliut, ka vjedhur miliardat e fondit të saj, duke mos zbatuar projektin teknik, ndërsa i biri deputet, Balliu F. Klevis, po denoncon egërsisht, vjedhjen e fondeve tek tenderi i Unazës së Re./Pamfleti