Takimi u zhvillua vetëm pak muaj pas atij në Shkodër mes Berishës, Arkanit dhe Gazidedes te një lokal tek ish-Pularia. “Dibrën” e konfirmon dhe ish kreu i SHISH Fatos Klosi, i cili shton se për të kishte dijeni dhe veprimtari shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Në saje të lidhjes me Haxhi Bardhin u ngritën në PD kunata e tij Mimoza Preçi Hajdarmataj dhe në drejtësi kunati i Mimozës, Besim Hajdarmataj. Në polici u ngjit Bajram Hajdarmataj. Ndërsa nipi i Berishës mori në zotërim, veç të tjerave, linjën e transportit në Fierzë, por dhe u bë aksioner në tregun Agro-ushqimor të Tiranës, dhuratë e ish kryebashkiakut Basha
Sali Berisha është i lidhur me një mijë e një fije me serbët dhe Serbinë, ku ka pasur rol në të gjitha zhvillimet në të dy anët e kufirit, me emërues të përbashkët: Dëmin ndaj Shqipërisë. Është folur për një takim të Berishës me Arkanin në prezencë dhe të Bashkim Gazidedes në Shkodër në vitin 1994, duke rrëfyer në këtë rast dhe kushtet në të cilat u realizua.
Një ndër themeluesit e UÇK, dhe konkretisht Qerim Kelmendi është ai që ka rrëfyer për këtë takim. Kelmendi ka nënvizuar se “nga rrugë operative të sigurta jemi informuar se Sali Berisha, mendojmë se ka qënë dhe ish kreu i SHIK Bashkim Gazidede, janë takuar me Zhelko Raznatoviç-Arkan dhe një oficer të UDB të quajtur Ratko Djokiç (Gjokiç). Takimi është zhvilluar në kohën kur kishte nisur organizimi i qëndresës së armatosur në terren në Kosovë kundër serbëve. Ky takim është zhvilluar në Shkodër tek një lokal pranë “ish pularisë” së Shkodrës”.
Kelmendi thotë edhe emrin e lokalit dhe të pronarit të tij, që fatkeqësisht sot nuk jeton më, duke këmbëngulur se ky takim ishte në funksion të zhdukjes së veprimtarëve të çlirimit të Kosovës dhe për ti dhënë pak “frymëmarrje” Milosheviçit dhe Serbisë nën embargon e OKB.
Por në skenë ka dalë dhë një takim tjetër i Arkanit me kreun e SHIK-ut Bashkim Gazideden, këtë radhë në Dibër të Madhe dhe që kishte sërish synimin për të eleminuar elementët e organizimit të lëvizjes së armatosur shqiptare në Kosovës për çlirimin nga Serbia, UÇK-së.
Berisha nuk ka qënë prezent vetë në takimin e zhvilluar në Dibër të Madhe, por ka pasur si përfaqësues të tij në takim, djalin e hallës, Haxhi Bardhin, i lidhur që asokohe me biznese të qenësishme me Serbinë. Takimin e Gazidedes me Arkanin e ka konfirmuar dhe pasuesi i tij në krye të SHISH Fatos Klosi, i cili shton se ka qënë Remzi Hoxha, biznesmeni i zhdukur shqiptaro-maqedonas ai që kishte dijeni dhe e kishte dekonspiruar këtë takim të fshehtë.
“Takimi ka qënë shumë i vërtetë. Remzi Hoxha e ka pas ditur këtë ngjarje. Është plotësisht i vërtetë dhe e di nga burimi i kontaktit. Takimi është zhvilluar, këtë e di me siguri”, ka deklaruar Klosi për median shqiptare.
Kjo tregon qartë se Berisha në atë kohë, bëhet fjalë për vitin 1994-1997, ishte i vënë tërësisht në shërbim të serbëve dhe Milosheviçit, një rast i paprecedent ky për një president, siç ishte në atë kohë Sali Berisha. Ndërkohë që kjo shpjegon dhe faktin se pse Berisha ishte shumë i lidhur me nipin e tij, të cilit i lejoi ngritjen e shumë biznesve dhe përmes miqësive të tij zaptoi dhe organet e drejtësisë. Kështu, në saje të lidhjes me Haxhi Bardhin u ngritën në PD kunata e tij Mimoza Preçi Hajdarmataj dhe në drejtësi kunati i Mimozës, Besim Hajdarmataj. Në polici u ngjit Bajram Hajdarmataj.
Ndërkohë që vetë Haxhi Bardhi është administratori dhe ortaku i vetëm i “Iliria International”, në pronësi të të cilës është edhe një prej hoteleve më të njohur në kryeqytet, i ndërtuar në Rrugën e Elbasanit. Gjithashtu, sipas dokumentave të QKR-së, biznesmeni Haxhi Bardhi operon, ndër të tjera, edhe në transportin e mallrave dhe udhëtarëve në liqenin e Fierzës. Po ashtu ka aksionet e tij në kompaninë “EKMA-Albania”, e cila zotëron tregun agro-ushqimor të Tiranës, të dhënë në fund të vitit 2014 nga ish kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha./Pamfleti