osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çfarë përmban “posta sekrete” Luli-Ristani?!/ Basha rrezikon bur.gun më 2019, mbyllet dosja e lobimit me paratë ruse

Çfarë përmban “posta sekrete” Luli-Ristani?!/ Basha rrezikon bur.gun më 2019, mbyllet dosja e lobimit me paratë ruse

Brenda këtij viti do të mbërrijë dëshmia e Nicolas Muzin, drejtor i kompanisë “Muzin Capitol Partners”, që loboi në emër të PD, por me para të financuar nga oligarkët dhe krimi rus. Kjo dosje do bashkohet dhe me provat dhe faktet e marra nga kompania “Biniatta Trade LP” me qendër në Edinburg, nga ku kanë lëvizur paratë drejt SHBA. Vetëm disa ditë pas dëshmisë së numrit dy të PD në Prokurori, është kërkuar leja për përgjimin e telefonit dhe e-mailit të Lulzim Bashës, duke zhytur në mister dëshminë që ka dhënë Ristani

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që t’i nënshtrohet një hetimi të detajuar, që mund të përfundojë dhe në kërkesën e prokurorisë për t’i prerë fletëarrestin dhe dërguar në burg.

Lobimi në SHBA me para ruse nga zonat off-shore, përfshirë dhe para të ish-shërbimit sekret rus, KGB, mund të dërgojë në qeli liderin demokrat, pasi partnerët tanë SHBA dhe BE janë shumë të ndjeshëm ndaj bashkëpunimit me armikun e përbashkët, Rusinë.

Pritet që brenda këtij viti të mbërrijë dëshmia e Nicolas Muzin, drejtor i kompanisë “Muzin Capitol Partners”, që loboi në emër të PD, por me para të financuara nga oligarkët dhe krimi rus.

Muzin ka dhënë dëshmi pranë autoriteteve amerikane, pasi dhe atje kanë nisur hetimet, dhe ai ka dëshmuar për lidhjet me Lulzim Bashën. Dëshmia e tij shumë shpejt do të mbërrijë në Tiranë.

Mësohet se për organet ligjzbatuese shqiptare, të cilat kanë nisur letërporosi pas letërporosie tek homologët e tyre amerikanë, kjo dëshmi e Muzin shihet me shumë rëndësi, pasi vetë ai ka dhënë detaje të qarta se si u lidh me PD dhe të gjitha të dhënat mbi financat.

Me sa duket SHBA ka gati dhe një dosje tjetër kundër Bashës dhe nëse prokuroria vërtetë do jetë e angazhuar në një hetim serioz, mund të sjellë kthesa të papritura në zhvillimet politike në vend, pasi kreu i PD u vendos nën hetim nga prokuroria, pas një investigimi të bërë nga mediat shqiptare dhe ato amerikane, mbi shpenzimet që janë bërë për lobime në SHBA.

PD ka deklaruar në KQZ rreth 160 mijë dollarë shpenzime, por në të vërtetë ka rezultuar se ka pasur një kontratë me vlerë 675 mijë dollarë me kompaninë “Biniatta Trade LP”, duke mos deklaruar në organet kompetente pjesën më të madhe të këtyre shpenzimeve.

Në këtë mënyrë hetimi ndaj PD dhe Lulzim Bashës po ecën me ritme të paparashikuara më parë, pasi paralel me prokurorinë shqiptare, edhe FBI në SHBA ka hetuar në mënyrë të detajuar lobistin e PD, Nikolas David Muzin, i njohur si Nik Muzin.

Këto hetime, sikurse ka bërë me dije dhe më parë “PAMFLETI” nisën pas informacioneve për burime financiare ruse që shkonin në një rrjet kompanish nga parajsat fiskale, si pagesë për lobistët, që një vit më parë ndihmuan edhe PD të Bashës në përpjekjen e tij për të siguruar një foto me Donald Trump.

Por një fakt i ri ka dalë në skenë për herë të parë nga ana e organeve ligjzbatuese shqiptare, dhe që ka të bëjë me hetimin e financimit të Bashës me para ruse për lobimin në SHBA.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar leje nga gjykata për përgjim telefonit dhe e-mailit të kreut të PD Lulzim Basha dhe sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie Arben Ristani, duke e marrë këtë leje, pasi gjykata e ka firmosur përgjimin.

Një kërkesë e tillë e Prokurorisë për Gjykatën është bërë vetëm pak ditë pas rrëfimit të Arben Ristanit në organin e akuzës për financimet ruse për lobimin në SHBA, dhe mbetet mister deri ku është rrëfyer numri dy i PD.

Ndërsa Prokuroria shqiptare po heton për falsifikim formularësh, pasi dyshohet fort se PD ka dorëzuar në KQZ të dhëna të rreme për financimin. Burime nga grupi i hetimit shprehen se presin nga autoritetet amerikane përgjigjen për letërporositë që kanë nisur për të plotësuar dosjen ku përmenden se si Nik Muzin u pagua për të vendosur kontakte në Uashington për PD.

Ndërkohë që ende pritet përgjigje nga hetimi që kanë realizuar një grup prokurorësh shqiptarë të cilët kohë më parë shkuan në Skoci, “atdheu” ku është regjistruar “Biniatta Trade LP”.

Një inestigim i tillë është bërë për shkak të informacioneve sipas të cilave Lulzim Basha kur ishte në Britani për disa takime zyrtare, ka lëvizur në drejtim të Edinburgut, kryeqendrës së Skocisë, ku është takuar me lobistët e pagesave, në drejtim të SHBA për Bashën.

Prokurorët tregojnë se do kërkojnë dokumente shtesë edhe nga tatimet dhe dega e Thesarit për të verifikuar pagesat e depozituara nga PD. Kjo e fundit, thotë se i ka paguar kompanisë “Biniatta Trade” 150 mijë dollarë për lobim.

Por nga ana e saj, revista amerikane “Mother Jones” paraqiti skemën e financimit. Sipas kompanisë së Muzin, e cila plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë, rezulton se ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të PD në vitin 2017.

Pagesa e parë është e datës 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë kryer nga PD, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Ndërkohë, Partia Demokratike thotë se ka paguar vetëm 150 mijë dollarë për lobim. Debati dhe hetimet në Uashington dhe Tiranë kanë nisur për 525 mijë dollarët dhe burimet e financimit, duke marrë shkas nga deklaratat që ka bërë kompania e lobistit Muzin.

Hetimi është drejt fundit dhe tashmë pritet të vijë në Shqipëri, sipas letërporosisë së Prokurorisë shqiptare dëshmia e plotë e Muzin, që do të hedhë dritë mbi shkeljet që Lulzim Basha ka bërë në lidhje me lobimin në SHBA me para ruse, pa i deklaruar tek organet kompetente./Pamfleti