Në episodin e “KUWTK” që u transmetua mbrëmë, Kim Kardashian konfirmoi se kishte përdorur ekstazi natën e parë të martesës dhe ditën kur regjistroi videon seksuale.
Por, burime pranë ish-partnerit që e bëri të famshme thonë se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.
Të afërm pranë Ray J zbuluan se Kim as nuk përdori esktazi, as nuk konsumoi alkool. Aty kishte vetëm kanabis, të cilin Kim e tymosi disa herë.
Ndërkohë, Kim thoshte se mori ekstazi disa minuta para se të niste regjistrimi i videos seksuale.
“Unë përdora ekstazi natën e parë të martesës dhe kur bëra videon seksuale. Asgjë e keqe nuk ndodhi. Vazhdoj të bëj gjëra të çmendura, por jo të tilla”, zbuloi ajo dje.