Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor.
‘BalkanWeb’ mëson se ka përfunduar afati prej 30 ditësh ku Gjata ishte në kërkim për vra.sjen në ish-Bllok, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë një 28-vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë.
Kri.mi ndodhi më 4 tetor të këtij viti. Ajo u shpall në kërkim më 9 tetor.
Prokuroria urdhëroi më 9 tetor shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para ngjarjes.
Shpallja në kërkim policor e detyronte Gjatën që të paraqitej për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen. Por kjo gjë nuk ka ndodhur.
E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vra.sjen në Bllok, ngjarje në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja e njohur shqiptare u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes.
Këngëtarja ishte larguar nga Rinasi drejt një vendi të BE, ndërkohë që nuk dihet vendndodhja e saj.
Kujtojmë se Mata aktualisht është në kërkim policor, bashkë me Meviol Bilon, ndërsa ky i fundit akuzohet se qëlloi ndaj viktimës dhe dy të plagosurve.