Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous, e cila u shpall ‘non grata’ në Shqipëri pas thirrje ekstremiste gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kaçifas, ka bërë një deklaratë bombastike. Eurodeputetja qipriote ka kërcënuar se do të pezullojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ajo e ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste për mediat greke, ku ka shtuar ndër të tjera se në “Epirin e Veriut” bëhet spastrim etnik, ndërsa i kërkon qeverisë greke që të financojë shkollat, universitetet dhe spitalet.
“Ajo duhet të mbështesë çdo biznes të vogël të Epirit të Veriut, të japë status të privilegjuar për produktet e tyre. Të dërgojë vizitorë në zonat historike dhe turistike të Epirit të Veriut. Të rinjtë të shkollohen në universitetet greke me çmime të lira dhe të kthehen dhe të punojnë për vendin e tyre për të paktën 5 vjet”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar, aurodeputetja Theocharous paralajmëroi edhe kryeministrin Edi Rama se do të paguaj një çmim të rëndë për vrasjen e ekstremistit Kaçifas nga forcat shqiptare RENEA.
Duke folur për vrasjen e Kostandin Kaçifas, eurodeputetja qipriote thekoi se grekët e “Epirit të Veriut jetojnë nën terror dhe shtypje.
“Katsifas me veprimin e tij u bë i rrezikshëm. Ai po fliste, luftonte, nuk kishte frikë. Pra, ai duhej të heshte. Rama nuk arriti të na trembë. Sepse ne ishim të gjithë atje“, shton ajo.