Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shtrëngoi duart sot me një përfaqësi të zgjeruar të banorëve të zonës së Astirit, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Mes banorëve që morën pjesë në takim ishte edhe Ukë Idrizi Çelkolaj nga Tropoja, i cili vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për gatishmërinë e tij për t’u ulur për bisedime për banorët.
Teksa mori fjalën, ai u bëri thirrje banorëve të tjerë të zonës së Astirit që të ulen të bisedojnë dhe të mos djegin goma e të bllokojnë rrugën sepse nuk është ajo zgjidhja e problemit të tyre.
“Nëse rrimë në dy llogore, ne aty që rrimë e protestojmë dhe shajmë këta, nuk zgjidhim kurrgjë, nëse nuk ulemi të qajmë hallin.
Para dy ditëve ka qenë hera e parë që kam takuar Erion Veliajn në jetën time. Kam kujtuar se ky është Ufo, dhe njeriu më i keq i mundshëm në Shqipni, por sot takova një zotni.
Takova një mik timin, se tek ajo toka kam investimet e gjithë jetës, e kam blerë atë tokën, e kam ndërtu me djersë.
Erdha e takova këta, i dëgjova, ia thashë problemin. Më tha këtë tokën që do ta marrim këtu, do ta japim mbrapa. M’u duk sikur ma zgjidhi problemin.
Ndaj them të flasim, jo të djegim goma e të bllokojmë rrugën”, u shpreh Çelkolaj.