Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka qenë i pranishëm në takimin e nivelit të lartë në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Në këtë takim Mediu theksoj se ideja e përfaqesueve të qeverise së: Me mire mire nje kohe pa gjykata se me gjyqtar te korruptuar eshte e pavend, sepse si opozite mund te themi me mire pa qeveri sesa me qeveri Te korruptuar!
Më tej në fjalën e tij Mediu theksio se: Europa eshte ndertuar mbi respektimin e Kushtetutes, parimit Check and Balance.
Dhe egzistenca dhe funksionimi I gjyqesorit eshte thelbesor per qevrisjen e drejte dhe te drejtat e qytetareve.
“Më shume se nje vit jemi pa gjykate kushtetuese dhe gjithe pushtetin e ka kryeministri
Po ashtu gjykata e larte ka mbi 28mije ceshtje te pashqyrtuara te cilat rendojne te drejtat e qytetareve per vite me radhe dhe shtojne abuzimet dhe korrupsionin e qeverise.
Mbas miratimit te reformes ne drejtesi eshte shkelur kushtetuta dhe ligjet qe jane miratuar.
Nje gjyqesor i kontrolluar politikisht eshte me i rrezikshem se nje gjyqesor i korruptuar.
Se dyti:
Shqiperia ka probleme te medha me zgjedhjet. Skemi zgjedhje te lira dhe te ndershme.
OSBE/ODHIR në raportin per zgjedhjet ka theksuar blerjen masive te zgjedhjeve.
Hetimet e grupeve kriminale kane provuar pergjigjime te grupeve kriminale me perfaqesues te qeverise per blerje masive te votave.
Kemi nevoje per mbeshtetjen e BE per ti dhene fund vjedhjes se votave dhe vendosjen para drejtesie te politikaneve qe cenojne zgjedhjet e lira dhe te ndershme
Se Treti:
Prona private e ligjeshme ne Shqiperi nuk respektohet, nuk respektohen vendimet e Gjykates se Strazburgut
Tensioni i krijuar nga qeveria nen preteksin e investimeve duke shkelur Te drejtat e prones, biznesit dhe jetes se qytetareve si eshte rasti I Unazes se Tiranes eshte I papranueshem“, shtoi deputeti republikan gjatë fjalës së tij.