Kryeministri Edi Rama, gjatë emisionit Zona B, në Klan Kosova u shpreh se Shqipëria dhe Serbia nesër do të jenë partnere, por më parë duhet që Beogradi të çlirohet nga makthi “Kosovë” e të pranojë pavarësinë e saj.
Rama tha se miqësia me Vuçiç është një urë lidhëse për të ardhmen e dy vendeve, por më parë duhet të hiqet dorë nga problemet e së shkuarës, duke pranuar si fillim pavarësinë e Kosovës.
“Sigurisht që është një miqësi e ndërtuar si pjesë e një procesi për të lidhur shqiptarët dhe serbët, një urë lidhëse në funksion të një të ardhme, është fokusi, dakordësia për të mos qenë dakord mes nesh është bazë e kësaj marrëdhënieje.
Nëse miqësia ka një bazë të vërtetë, kur thuhen dhe të vërteta që nuk pëlqehen.
Serbët e shqiptarët nesër do të jenë partnerë dhe për të shkuar te ky partneritet duhet të zgjidhen problematikat e së shkuarës.
Si fillim, njohja e pavarësisë së Kosovës, çlirimi i Serbisë nga ky makth, pra për të pranuar pavarësinë e Kosovës”, tha Rama.