osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në PD s’ka më garë Zgjidhen “Enveristët” e Republikës së Re

Në PD s’ka më garë Zgjidhen “Enveristët” e Republikës së Re

Fundjava është mbyllur me disa proçese zgjedhore të brendshme në Partinë Demokratike. Në Kamëz, Dibër, Korçë, Fier, Lushnje, Gjirokastër, Durrës, Gramsh, disa degë në Tiranë etj., kemi kryetarë që u rimandatuan në detyrat e tyre.

Rimandatime në fakt të një tufe me humbësa, të cilët janë sprovur në dështimin e aksionit të tyre politik dhe faktin se askush nuk i beson dhe nuk i voton në zonat, ku ata drejtojnë.

Gara krejtësisht formale, ku shumica dolën me 99.99% dhe dy prej tyre, deri tani të paktën, pa rivalë.

Pra në Kamëz nuk ka njeri tjetër veç të “përjetshmit” Xhelal Mziu, i cili nuk e toleroi postin e kryetarit nga frika se Basha e heq nga gara për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme. Por ky është i vetmi që ka fituar, sepse të gjithë të tjerët janë humbsa me rezultate katastrofike, edhe 30% më pak se në 2013.

Myslym Murizi është një fenomen i këtyre zgjedhjeve. Lulzim Basha ia bllokoi proçesin e votimit, por ai u vetshpall dje kryetar me votë plebishtare.

Në Korçë rivali i Andrea Manos mori jo më shumë se 15 vota, në Sarandë rivali i përzgjedhur i Hariz Memes 13, në Fier, Luan Baçi ia kaloi idhullit të tij Koço Kokëdhimës, në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ishte pjesë e rekordeve zgjedhorëe në PD, që në fakt tashmë mund të quhet Republika e Re e Lulzim Bashës.

Po pse në PD nuk ka më gara?

Më një fjali çdo demokrat të përgjigjet: Kur Basha u rizgjodh i vetëngrirë pa garë, me rezultat të manipuluar, bëri pazar me këta dhe tani nuk ka se ku të shkojë.

Kjo duket të jetë e vërtetë dhe askush nuk e vë në diskutim.

Por, fatkeqsisht sot në PD ka vdekur gara, nuk ka më garë dhe ky është një problem thelbësor për ekzistencën e një partie politike.

Në PD, në bazë ka pasur gjithmonë garë, për më tepër kanë fituar edhe ata që nuk i preferonte Berisha, kështu ka qenë në Korçë, në Fier, në Vlorë, në Shkodër e gjetke. Në Elbasan, Lushnje, Gjirokastër e Durrës kishte përplasje në struktura. Zgjedhjet në bazë kanë qenë “beteja” të vërteta, në Tiranë përplasej Bamir Topi, YIli Minarolli, Besnik Mustafaj, Sokol Olldashi etj etj.

Baza e PD gjithmonë ka pasur garë, por edhe problematika, ndërhyrje, lobime etj. Por, garë ka pasur dhe me vlera, sot pas 28 vitesh nga themelimi i saj, PD-ja nuk kam më garë, por ka “enveristët” e saj të rinj që fitojnë si dikur me votim plebishitar, ku populli i “lumtur” zgjidhte udhëheqësit e vet.

Zgjedhjet në bazë e pengmarrja e tyre sot konstatohen si një problem real për PD-në, në rast se ka mbetur ende diçka nga ajo sepse tashmë Republika e Re ka hedhur katin e parë mbi ngrehinën e saj politike./ CNA.al