osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Detajet e panjohura të filmave të Ismail Kadaresë – Nga Piro Milkani

Detajet e panjohura të filmave të Ismail Kadaresë – Nga Piro Milkani

Në vitin e largët 1936, Mbretëria Shqiptare kishte hyrë në një fazë stabiliteti relativisht të mirë. Është e vërtetë se në gazetat e kohës shkruhej se atje larg në Spanjë po zhvillohej një luftë civile midis forcave republikane dhe ushtrive të gjeneralit Franko, ku edhe disa “rebelë të çartur” shqiptarë kishin shkuar në përkrahje të Republikës së kërcënuar të komunistes së flaktë Dolores Ibarruri, e njohur përndryshe edhe me pseudonimin Pasionaria. Ndër më të njohurit “rebelë” të binin në sy emrat e gazetarit Petro Marko dhe një oficeri të ri që dezertoi nga shkolla ushtarake në Itali dhe u bë komandant i një regjimenti republikan. Ai ishte 23 vjeçari Mehmet Shehu nga Çorrushi i Mallakastrës.

Mbretin Zog as që nuk e shqetësonin këta “rebelë”. Pjesa më e madhe e kundërshtarëve të tij ose ishin vrarë ose kishin rënë në heshtje larg në mërgim. Ekonomia po rimëkëmbej dhe investimet italiane po jepnin rezultate të mira sidomos në fushën e kërkimit dhe nxjerrjes së naftës. Dy artiste të reja, po në vitin 36, të porsakthyera nga shkollat e muzikës në Europë, njëra këngëtare me emrin Tefta Tashko dhe tjetra pianiste me emrin Lola Gjoka, kishin ndërmarrë një turne nëpër Shqipëri për të dhënë koncerte me muzikë klasike e këngë pupullore shqiptare. Histori kjo fort mirë e njohur nga një film i realizuar gati dyzet vjet më vonë e që titullohet “Koncert në vitin 1936”.

Një mëngjes të freskët pranvere, të vitit 1936, mbreti Zog, apo më mirë t’i themi Naltmadhnia, ashtu si e kishte më në qejf ta thërrisnin vartësit e tij, ishte zgjuar pa dhimbje në stomak dhe dukej më se i çlodhur. Pasi i dërgoi lajm kryeinspektorit të pallatit mbretëror zotit S. Theodhosi e ftoi të shëtisnin në oborrin e pallatit. Nuk kaloi shumë kohë dhe befas i bëri një pyetje fort të kripur kryeinspektorit të tij.

– Dhe tani dua të më thuash, ama me sinqeritet të plotë, se çfarë mendon populli për mua?

– Naltmadhni!…… E ku ta di unë këtë gjë?…

– E di, e di po s’të pëlqen të ma thuash.

– Po si t’ua them ….?!

– Të më thuash të vërtetën – insistoi ai.

– Po ja… thonë se…. Naltmadhnia na vjedh….- e tha me frikë dhe gjysmë zëri.

Dhe kur priste që mbreti të sokëllinte, ai ja dha me të madhe të qeshurës.

– Ha, ha, ha. Unë i vjedh?… Po çfarë ka për t’i vjedhur këtij populli fukara……..?

E duke qenë se kryeinspektori ishte nja njëzet centimetra më i shkurtër se ai, Naltmadhnia u përkul dhe me pëshpërimë i foli:

– Unë vërtet vjedh, po jo popullin tim. Unë vjedh Italinë.

Dimri i vitit 1936 nuk ishte dhe aq i acartë. E pikërisht në 23 Janar lindi në Vuno të Vlorës Dhimitër Anagnosti. Nuk kaloi as një javë dhe më 28 janar, nja pesëdhjetë kilometra më larg se Vunoi, në Gjirokastër, usta Vasili po merrej me rregullimin e çatisë me rrasa guri të nëpunësit të gjyqit Halit Kadareja. Kishte disa ditë që pikat e shiut nuk shkonin të gjitha në stere, por po dëmtonin tavanin e drunjtë të odasë së madhe. Kur në mesditë usta Vasili zbriti nga çatia për të bërë pushimin e drekës, duke u larguar i tha zotit Halit:

– Hajde mirupafshim dhe me një djalë.

Ai, njëlloj si komshia e tij Kako Pino, e dinte se zonja Kadare nga ora në orë pritej të lindte.

Dhe vërtet, ashtu u bë. Pas ndonjë gjysmë ore, pranë oxhakut të adasë së madhe u lind një djalë.

Që nga ajo ditë zoti Halit e bëri mik për zemër usta Vasilin që i doli parashikimi se do t’i lindte një djalë.

Ia vunë emrin Ismail.

Pesëdhjetë kilometra më lart Gjirokastrës, në fshatin Barmash të Kolonjës pa kaluar as tri ditë lindi skulptori Thoma Thomai Dhamo.

Nuk shkoi shumë e në Lushnjë djalit të lindur të familjes Koreshi ia vunë emrin Vath. Po nuk mbaroi me kaq. Aty më në veri, në Malin e Zi, në fshatin Vuthaj lind një djalë me emrin Rexhep Qosja. Ndërsa akoma më larg, në Sarajevë në 1 qershor lindi Bekim Fehmiu.

Ja pse e quaj vitin 1936 vit të mbarë. Të gjithë këta që lindën në atë vit në një mënyrë ose në një tjetër kanë lidhje me letërsinë e kinemanë shqiptare. Ata u bënë figura të spikatura të artit dhe kulturës shqiptare. Dhe për çudi, në rrugëtimin e tyre të gjatë artistik jo rrallë po shpesh do të takohen me njëri-tjetrin për ndonjë bashkëpunim a debat parimor.

Por unë sot do të merrem me atë më rëndësishmin ndër ta.

Me Ismail Kadarenë.

Ajo që më bëri përshtypje këto ditë, në një aktivitet madhor të Akademive të Shkencave të Shqipërisë e Kosovës, të titulluar “Shekulli Kadare” ishte nga njëra anë serioziteti i kumtesave për jetën dhe veprën e Kadaresë dhe, nga ana tjetër, injorimi total që i bëhej kontributit dhe ndikimit të madh të Kadaresë në kinemanë dhe teatrin shqiptar e botëror.

Po të ishte ndryshe as që do ta merrja mundimin të shkruaja këtë artikull apo ese. Quajeni si të doni.

Ne, që e quajmë veten bashkëkohës të Kadaresë, kemi pasur privilegjin e madh të ishim lexuesit e parë të veprave të tij letrare. Unë, për më tepër, pata rastin e rrallë të bashkëpunoj më shumë se një herë me të.

Besoni mos besoni, por unë personalisht librat e tij i lexoja me një frymë, pra brenda ditës. Më pas vinte leximi i dytë. Asokohe kam ndenjur në radhë për të blerë qumështin herët në mëngjes, për të blerë një libër të Kadaresë dhe ndonjëherë edhe ndonjë biletë kinemaje.

Sot, gjashtëdhjetë vjet pas leximit të veprës së parë të tij, mund të them se jo vetëm tek unë, por edhe te shumë bashkëmoshatarë të mi, ai ndikoi në ndryshimin e kodit tonë gjenetik. Na lëmoi ADN-në e shpirtit tonë e na e fisnikëroi jetën tonë intelektuale.

Bashkëpunimi i parë i Kadaresë me filmin shqiptar fillon në vitin 1962, kur kishte vetëm një vit që ishte kthyer nga studimet pasuniversitare në Institutin Gorki të Moskës. Me skenar të tij Gëzim Erebara si regjisor e Dhimitër Anagnosti si drejtor fotografie realizojnë filmin dokumentar “Gjirokastra”.

Tre vite më vonë Viktor Gjika realizon kinopoemën “Kur vjen nëntori” të frymëzuar nga poema e Kadaresë “Përse mendohen këto male”.

Në vitet e vështira të “luftës kundër zakoneve prapanike”, të shpalljes së Shqipërisë si vendi i vetëm ateist në botë, aty në Berat, ku Kadarenë e kishin dërguar për të “njohur jetën” ai shkroi romanin “Dasma”. Një roman i mirëpritur dhe kontestuar, një vepër jo ndër më të mirat e tij por që një radio angleze i bëri shpejt e shpejt një radio dramatizim. Piktori Ksenofon Dilo, një mik i Kadaresë, merr guximin ta kthejë në skenar filmi romanin “Dasma” duke e titulluar atë “Përse bie kjo daulle” dhe unë vendos ta ekranizoj atë. Pas “Ngadhnjimit mbi vdekjen”, me bashkëregjisor Gëzim Erebarën, “Përse bie kjo daulle” mund të them se është filmi im i parë si regjisor. Pra e filloj me Kadarenë, por nuk e mbyll me kaq. Në shfaqjen e parë me kolektivin e Kinostudios filmi u prit mirë dhe filloi qarkullimin e tij nëpër kinematë e Shqipërisë. Dhe bash në kohën kur ata të kinofilmit më njoftonin për një numër rekord të spektatorëve, fillojnë telashet e mëdha.

Në një mbledhje me punëtorët e Kombinatit te Autotraktorëve me “rebelin e çartur” të Spanjës Mehmet Shehu, tashmë kryeministër i vendit prej gati një çerek shekulli, një punëtor vigjilent, anëtar i të ashtuquajturave Kontrolle punëtore, informon publikisht kryeministrin se në një film të Kinostudios po ka disa shfaqje të huaja. Në skenën e dasmës që bën në kantier malësorja Katrinë me punëtorin e dalluar Xhavit ata, kineastët, i kanë vënë asaj Katrinës një vello të bardhë. Një vello të bardhë?….. Po ky është skandal!

– Po ju ç’prisni? Shkoni menjëherë atje ne Kinostudio dhe tregojuni se si duhet bërë filmi,- i udhëzoi ata kryeministri.

Të nesërmen lajmi kishte marrë dhenë dhe ata, gazetarët e devotshëm, u vunë në garë se kush ta kritikonte i pari filmin. Mbaj mend se më i devotshmi ishte gazetari i “Luftëtarit”, organ i Ministrisë së Mbrojtjes. Kur grupi i kontrollit punëtor ia behu në Kinostudio dhe më kërkoi t’ua shfaq filmin, unë mundohesha t’ua shpjegoja se Katrina kishte veshur një fustan të çelët teritali, prodhim të Kombinatit të Tiranës dhe se nuk kishte asnjë vello, por vetëm një copë tyl të bardhë për t’u dalluar nga shoqet e saj.

Nuk kishte faj Kadareja. Kur e pyetëm, së bashku me Ksenofonin se çfarë mendonte për filmin, na tha: Është filmi më i çuditshëm i Botës së tretë. Kishte simpati dhe ironi të ndërthurura së bashku. Asokohe Mao Ce Duni kishte hedhur në treg Teorinë e tri Botëve. Bota e parë ishin vendet e NATO-s, Bota e dytë vendet e Traktatit të Varshavës dhe Bota e tretë Kina dhe gjithë të tjerët përfshi këtu edhe Indinë po edhe Shqipërinë. Po përgatitej një mbledhje ku do të propozohej që Ksenofoni dhe unë të shkonim për riedukim pa afat në një vepër të pesëvjecarit. Takoheshim çdo ditë me Kadarenë për t’i dhënë lajmet e fundit. I vinte keq për ne po në fund e mbyllte me këto fjalë:

– Nuk e kanë fare me ju. E kanë me mua.

Besoj se kishte të drejtë. Në momentin e fundit ndodhi mrekullia. Mbledhja befas u anulua. Më vonë e morëm vesh edhe shkakun. Ramiz Alia u ankua direkt te Enver Hoxha duke i thënë se shoku Mehmet po ndërhyn si shumë në punët e sektorit që drejton ai. Enveri i dha të drejtë Ramizit dhe ne shpëtuam.

Ndërkohë Anagnosti po realizonte me sukses filmat e tij të parë si regjisor, ndërsa Bekim Fehmiu pas shkëlqimit që pati në filmin “Mbledhësit e puplave” po na habiste me interpretimin e tij në serialin televiziv italian “Aventurat e Uliksit”.

Pas javës së filmit shqiptar në Beograd, falë Anagnostit dhe meje u bë e mundur një ftesë për Bekimin për të vizituar Shqipërinë. Ishte viti 1972. Ndoshta ndër të paktat vite më të mira në jetën tonë. Kishte një zbutje të klimës politike dhe ja Bekimi në mesin tonë duke diskutuar për artin. E natyrisht edhe një takim i ngrohte midis Bekimit dhe Kadaresë që gjithashtu dinte t’i çmonte vlerat e këtij ylli në ngjitje të kinemasë europiane. I të parit aktor shqiptar që realizoi dy filma në Hollivud.

Botimi në Francë, në vitin 1970, i “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” jo vetëm që ishte mirëpritur nga publiku dhe kritika franceze, por kishte ngjallur interes edhe te shtëpitë e atjeshme kinematografike.

Përveç ofertës të një grupi skenaristësh të lidhur me shtëpinë botuese Albin Michel në Ambasadën shqiptare në Paris ishin paraqitur edhe dy oferta të tjera për të ekranizuar romanin. Peripecitë e skenaristëve Lebrand dhe Kuperberg vazhdojnë për disa vjet me akuza e kundërakuza të ndërsjellta, derisa del në skenë një italian. Drejtori i shkëlqyer i fotografisë Luciano Tovoli që deri atëhere kishte realizuar filma me regjisorët Mikelanxhelo Antonioni, Liliana Kavani, e kryesisht me Etore Skolën, e dinte se shumë drejtorë fotografie kishin kaluar në regji të suksesshme filmi. Kur erdhi në Shqipëri më tregoi:

– Serxhio Leone, (regjisor i madh italian i filmave të suksesshëm të mbiquajtura Western Macaroni) më tha një ditë se nëse dua të marr çmimin Oskar si regjisor do e kisha këtë mundësi po qe se do të realizoja një roman të shkëlqyer të Ismail Kadaresë.

E kishte lënë pa mend ai roman. Kështu filloi e gjitha.

Tovoli u lidh me aktorin e shquar francez Mishel Pikoli dhe pasi së bashku realizuan dhe atë që quhet montazh financiar filluan përgatitjet ambicioze për të angazhuar në film figurat më të shquara të kinemasë europiane. Marcelo Mastrojani që ishte në ato vite aktori më në zë i kinemasë europiane pranoi të luante rolin e gjeneralit, Mishel Pikoli do të bënte rolin e priftit. Anuk Eme dhe Serxhio Kasteliti do të ishin pjesë e stafit të shkëlqyer të aktorëve.

Ndërkohë Piro Mani e kishte transkriptuar “Gjeneralin…” dhe e kishte vënë me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, ndërsa Vladimir Prifti në vitin 1978 po me ata aktorë kishte realizuar një film televiziv.

Autorët kryesore të filmit të ardhshëm Luciano Tovoli dhe Mishel Pikoli në vitet 1979-1982 ndërmorën disa udhëtime drejt Shqipërisë për të përcaktuar vendet dhe kalendarin e xhirimeve. Pata rastin t’i shoqëroj një herë në një udhëtim në Korçë e Dardhë. Kur mësuan se rruga e Dardhës ishte e bllokuar nga dëbora na kërkuan të udhëtonim drejt Dardhës në këmbë. Dhe ashtu u bë. Duke shkelur dëborën, pas tre a katër orë ngjitjeje në lartësinë 1600 metra mbërritëm akoma me ditë në fshat. Mirë unë e Tovoli, po Pikolia që ishte nja dhjetë vjet më i madh se ne dhe ishte shumë i shëndoshë si e bëri këtë?

Pasi panë e fotografuan gjithçka në fshat e përreth, Pikolia më pyeti:

– Po vërtet kanë ardhur ushtritë gjermane e italiane deri në këtë humbëtirë?

Dhe kur unë i pohoja me kokë, ai e mbyllte me fjalët: “O Zot sa botë e çmendur!”.