osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çmendet Daçiç nga deklarata e Ramës: “Është koha të vëmë 100 % tarifa në veri dhe 0 % në jug të Kosovës”

Çmendet Daçiç nga deklarata e Ramës: “Është koha të vëmë 100 % tarifa në veri dhe 0 % në jug të Kosovës”

Për Serbinë më asgjë nuk ka kuptim. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, e ka quajtur Kosovën monstrum politik të Perëndimit që ka humbur çdo kuptim dhe vendimet e saj si të vetmet në botë.

Reagimi i Daçiç erdhi pas postimit të një fotoje dhe deklarimeve të kryeministrit, Edi Rama, gjatë takimit të dy qeverive në Pejë.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: Ata sot flasin për fshirje kufijsh mes Shqipërisë dhe Kosovës, doganave dhe policisë. Nëse Europa nuk e sheh se për çfarë bëhet fjalë, kjo është dyfytyrësi. Çfarë bashkëpunimi rajonal mund të ketë me taksa 100 për qind.

Daçiç ka thënë së bashkëpunimi rajonal është shkatërruar dhe ka ironizuar që do të duhej të mbahej një konferencë për rivitalizimin e këtij bashkëpunimi.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: A mund t’i mbajë Rama leksione për bashkëpunim rajonal? Nxjerrin foto bashkë me ministrin me mbishkrime 100 për qind. Nëse e kanë keqpërdorur le të distancohet. Çfarë mendojnë ata se ne do të reshtim se mbrojturi interesat tona sepse kemi frikë nga Haradinaj? Dikush duhet t’i zgjojë nga hipnoza.

Serbia ka nisur të ndihmoj serbët në Kosovë pas taksës ndaj mallrave serbe. Premtimet janë për ndihma të mëdha, por i pari ka arritur në veri shtypi serb.

Për mbledhjen në Pejë, ka reaguar edhe ministri i Tregtisë serbe Rasim Ljajiç.

Ljajiç tha për Tanjug se gjithçka që ndodhi sot në Pejë ishte “një shfaqje klasike politike dhe dërgimin e mesazheve politike” për përfaqësuesit e Prishtinës dhe Shqipërisë.

“Kjo nuk ka të bëjë me ekonominë, ata mashtrojnë qytetarët e tyre”, thotë Ljajiç.

Ai shprehet se norma e tarifave është midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë nënshkruese të CEFTA-s – zero për qind.

Sipas tij, ky është një mesazh politik që mund të jetë i rrezikshëm, dhe është “çmenduri”.

“Nuk ka asnjë fjalë tjetër për këtë. Sot në planet nuk mund të gjesh një rast të ngjashëm për një pjesë të territorit që administron një taksë doganore, e për një pjesë të territorit, një normë tjetër doganore”, thekson Ljajiç.

Ndërsa deklaratën e Ramës, ai e quajti çmenduri.

Kryeministri Rama u shpreh se sot është koha të vëmë 100 % tarifa në veri dhe 0 % në jug të Kosovës.