osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish kryeministri i tmerruar/ Zylfie Haklaj kërkon dënimin e Berishës, nipi do përfaqësoj familjen

Ish kryeministri i tmerruar/ Zylfie Haklaj kërkon dënimin e Berishës, nipi do përfaqësoj familjen

Familja Haklaj me azil politik në Suedi dhe ka pengesa për të mbërritur në Shqipëri dhe përfaqësuar padinë përballë Berishës, pasi s’ka mbetur askush gjallë që t’i përfaqësojë. Ata i kanë kërkuar nipit të tyre që përmes prokurës të përfaqësojë Haklajt, bashkë me avokatin. Ndonëse S. Haklaj vjen çdo vit nga Gjermania në Shqipëri dhe ka treguar qartë se nuk ka tentuar asnjëherë të reagojë ndaj Berishës, ish kryeministri është i frikësuar dhe ka veshur jelekun antiplumb e ka kërkuar të merren masa mbrojtëse shtesë

Sali Berisha është në armiqësi të thellë me Haklajt dhe këtë e dinë të gjithë, pavarësisht pozicioneve që mbajnë karshi këtyre dy familjeve.

Haklajt akuzojnë Sali Berishën se duke shfrytëzuar pushtetin politik ka vrarë gati të gjithë djemtë e fisit, duke çuar në prag të asgjësimit të njërës prej familjeve më me traditë në Malësinë e Gjakovës.

Situatën e ka të qartë dhe malësori nga Tropoja, Sali Berisha, i cili jo vetëm që i është rikthyer tashmë jelekut antiplumb, por dhe ka kufizuar lëvizjet e tij dhe të familjes, duke qënë vigjilent dhe nën survejimin e fortë të truprojave që i janë vënë në dizpozicion.

Por duke qenë se “vesi del me shpirtin” dhe kur edhe mosha bën të veten, Berisha nuk ka heshtur, duke sulmuar familjen Haklaj sërish dhe duke cilësuar atë një bandë kriminale.

Kjo nuk u ka shpëtuar Haklajve, që megjithëse janë ne azil në Suedi, janë tërë sy e veshë se çfarë bëhet nga Shqipëria dhe për më tepër janë tepër të ndjeshëm ndaj deklaratave të Sali Berishës, njeriut që akuzojnë direkt për vrasjen e djemve të tyre.

Zylfie Haklaj, vajza e Muharrem Haklajt dhe motra e Fatmir Haklajt, e cila në mes të Tropojës vrau dy personat që dyshonte se i kishin ekzekutuar vëllezërit, nuk ka qëndruar në heshtje duke paditur në gjykatë ish kryeministrin Sali Berisha.

Përmes kësaj padie, Zylfie Haklaj, i kërkon gjykatës dënimin e ish-kryeministrit për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 120 të Kodit Penal, me pretendimin se ka cenuar nderin, dinjitetin e reputacionin e familjes së Haklajve duke e quajtur atë ‘bandë’, ndërsa Artan Hoxhën anëtar dhe zëdhënës të saj.

“Në 26 shkurt të vitit 2018, në emisionin televiziv të Eni Vasilit, ‘Studio e Hapur’, gjatë intervistës së gazetarit Artan Hoxha, ka ndërhyrë me telefon deputeti Sali Berisha, i cili e ka quajtur gënjeshtar dhe vrasës gazetarin Hoxha, dhe ndër të tjera ka deklaruar: “Ke qenë anëtar i Haklajve… Ti je një bashkëpunëtor i Haklajve. Ti je një bandit i paguar nga bandat. Vetëm, gazetar nuk mund të marr unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, që të strehonin dhe ushqenin ty. Je zëdhënës i bandave…”

Motra e Fatmir Haklajt në kërkesën drejtuar gjykatës, hedh poshtë akuzat e Berishës se ka pasur ndonjë bandë të Haklajve dhe se Artan Hoxha ka qenë pjesë e saj, duke nënvizuar se familja Haklaj nuk ka paguar asnjë gazetar për t’u bërë zëdhënës i saj.

Zylfie Haklaj, i kërkon gjykatës që të dënojë Sali Berishën me gjobën maksimale që parashikon Kodi Penal, për shpifje kundër familjes Haklaj.

Por duke qënë se familja Haklaj është në azil në Suedi dhe ka pengesa për të mbërritur në Shqipëri dhe përfaqësuar padinë përballë Berishës, pasi s’ka mbetur askush gjallë që t’i përfaqësojë, i kanë kërkuar nipit të tyre S. Haklaj që përmes prokurës të përfaqësojë Haklajt, bashkë me avokatin, në gjyqin me Berishën.

Mësohet se nuk ka pasur ndonjë kundërshtim nga nipi i Haklajve për këtë kërkesë, situatë e cila ka vënë në alarm Berishën dhe familjen e tij, të cilët kanë marrë masa drastike mbrojtëse, ndonëse S. Hakla çdo vit vjen e shkon nga Gjermania në Shqipëri dhe as që ka tentuar të reagojë ndonjëherë ndaj Berishës.

Por me instiktin e kriminelit dhe njeriut që ka bërë krime, Berisha është shumë i frikësuar, duke kërkuar madje dhe masa shtesë mbrojtëse, pasi pretendon se mund t’i rrezikohet jeta atij dhe familjes së tij./Pamfleti