Pak ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100 për qind, vijnë kër.cënimet e para nga serbët e zemëruar.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë kër.cënime në llogarinë e tij në Facebook.
Pas vendimit që mori për ngritjen e taksës ndaj mallrave serbe, komentues serbë i janë drejtuar ministrit Shala me kër.cënime për jetën.
Njëri nga komentuesit me emrin Zhelko Lepoja e kërcënon ministrin Shala se ‘do ta therin sikur lepurin’.
“Këtë do të ta bëjmë shqiptar – së shpejti do të të therim si lepurin”, shkruan ai, duke paraqitur edhe ikonën e thikave krahas flamujve rus dhe atyre grek.