Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth atentatit të ndodhur në Durrës ku mbeti i vrare Edison Harizaj dhe shoku i tij Genci Caca.
19 ditë pas ngjarjes ekspertët kanë arritur të zberthejnë telefonat celularë të viktimave.
Mësohet se viktima Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit ka marë një telefonatë 25 sekondëshe pak minuta para ekzekutimit të tij.
Në telefonin celular të Harizaj janë janë gjetur edhe mesazhe të shkëmbyera mes tij dhe dy dhe dy personave të tjerë pikërisht natën e vrasjes së dyfishtë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e telefonatës, cfarë i thanë Edison Harizaj në minutat e fundit dhe cili ishte personi që foli me të.
Dyshimet paraprake janë se pas kësaj telefonate mund të fshihet vetë porositësi për vrasjen e Edison Harizajt, por këto mbeten vetëm supozime.
Lëvizja e Edison Harizajt dhe Genci Cacës nga Vlora në Tiranë, dhe më pas kthimi nga Durrësi dyshohet se nuk ka qenë rastësi por viktimat kanë lëvizur sipas planit të atentatorëve.
Emri i vlonjatit Harizaj është përmendur më parë në njarje kriminale si vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë.
Së fundmi miku i Shullazit ishte përfolur si person që nëpërmjet kanosjes u vinte gjoba biznesmenëve të ndryshëm.
Hetuesit po hetojë edhe konfliktet aktuale të viktimës me persona të tjerë dhe pse dyshimet fillestare janë për hakmarrje referuar ngjarjeve të vjetra.