Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korfuz. Një shqiptar 63-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Korfuz.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka qënë një shofer që po kalonte në rrugë që ka pikasur trupin e viktimës, duke njoftuar departamentin e policisë në Lefkimi.
Viktima dyshohet se është qëlluar me armë gjahu në zonën Spartera nga një distancë e afërt.
Gjurmët e tij kishin humbur të dielën në mëngjes, ndërsa familja denoncoi rastin në stacionin policor të zones.