Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg Daniel Dobrajn, që akuzohet për plagosjen e efektives së policisë Ina Nuka me kapsollë, ka reaguar avokati i tij, Alfred Duka që ka deklaruar se prokuroria nuk ka prova dhe se 18-vjeçari është dhunuar nga policia duke u qëlluar me grushte.
“I mbrojturi prej meje nuk ka kryer asnjë vepër penale për shkak se plagosja e rëndë me dashje që prokuroria pretendon se e ka kryer, nuk kemi asnjë rrethanë konkrete që ligji parashikon.
Nëse ai e ka hedhur një kapsollë në drejtim të grumbullit të policisë nuk ka pasur qëllim për të dëmtuar ndonjë policë.
Nuk kemi konfimin për nivelin e dëmtimit të të dëmtuarës, pasi Instituti i Mjekësisë nuk ka dalë me një rezultat për nivelin e dënimit.
Përsa i përket kundërshtarimit të policisë, ai ka dalë në mbrotjje të banesës nuk ka ushtruar dhunë.
Protesta është në natyrën e saj, qëndresa e qytetarëve dhe nuk ka pranuar për ta shoqëruar në polici. Dhunë ndaj 18-vjeçarit?
Kam shkuar dhe takuar drejtues të komisariatit për ta dorëzuar ka qenë çështje kohe kur i ati e ka nxjerrë nga banesa duke udhëtuar drejt komisariatit dhe policia e ka ndaluar.
Pasi e kanë futur në makinë e kam takuar më pas, sipas tij është ushtruar dhunë me sharje dhe goditje me grushte.
Prokuroria nuk ka asnjë provë se plagosjen e ka kryer Drobaj, por pretendon se ka një kohë televizive dhe në mënyrë të përafërt pretendojnë se mund të jetë ky person.
Ka pranuar se ka hedhur tre kapsolla.”- tha avokati i 18-vjeçarit Drobaj.