Edi Rama ka vendosur të shpartallojë bandën e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës tek Hipotekat. 17 muaj pasi i përzuri nga koalicioni qeverisës, Rama po u jep një goditje fatale Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, duke u shpërbërë bandën kryesore të hajdutëve tek Hipotekat.
Kur ndanë pushtetin në shtator të 2013, Meta mori edhe Ministrinë e Drejtësisë, në varësi të të cilës janë Hipotekat. Brenda disa muajsh Meta dhe Monika i mbushën hipotekat me hajdutët e tyre më profesionistë.
Lukunia e hajdutëve të LSI u vendose gjoba qytetarëve për çdo shërbim në Hipoteka. Hipoteka u kthye në qendrën më të madhe të korrupsionit të LSI.
Pas prishjes së koalicionit, Rama bëri disa goditje, por banda e LSI qëndroi fort. Ditët e fundit Rama ka gjetur një zgjidhje tjetër për t’i dhënë fund kësaj bande.
Rama ka çuar një ligj në Parlament, për të shkrirë Hipotekat me ALUIZNIN, duke krijuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), në varësi të Kryeministrit.
Me këtë lëvizje Rama shkrin Hipotekat, duke nxjerrë jashtë zyrave të shtetit hajdutët e LSI. Nëse Rama do t’i shkarkonte njerëzit e Monikës tek Hipotekat, ata do të fitonin nëpër gjykata dëmshpërblim dhe të drejtën për t’u kthyer në punë.
Por duke shkrirë Hipotekat, hajdutët e Monikës largohen automatikisht nga puna dhe nuk ka asnjë mundësi për të fituar gjyqet, pasi ligji parashikon shkurtimin e vendeve të punës kur shkrihet një institucion.
Për këtë qëllim, Rama ka përcaktuar shfuqizimin e ligjit për Hipotekat. Me miratimin e këtij ligji, nuk do të ketë më Hipoteka.
“Ligji nr. 33/2012, datë 21.3.2012, “Për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme”, i ndryshuar, si dhe çdo dispozitë në ndonjë ligj tjetër që bie ndesh me këtë ligj, shfuqizohen me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
Aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të ligjit “Për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme” qëndrojnë në fuqi dhe zbatohen për aq sa është mundur, deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore në zbatim të këtij ligji”./Pamfleti