osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FOTOT/ I riu që i këputi gishtat Inës, familje biznesmene… ndërsa ajo qeraxhie, babain pa punë dhe me një familje pa prona

FOTOT/ I riu që i këputi gishtat Inës, familje biznesmene… ndërsa ajo qeraxhie, babain pa punë dhe me një familje pa prona

Daniel Drobaj është portretizuar në media si një i ri i cili kreu këtë akt dhune i shtyrë nga dëshpërimi. Por faktet tregojnë një fakt krejt tjetër.

Nëse efektivja e policisë e cila u plagos prej tij në krye të detyrës I është dashur që të përballojë e vetme dhe plot sakrifica jetesën në kryeqytet pas zhvendosjes nga Peqini, i riu 18 vje☼ar që sot gjendet në qeli jetonte mes luksit.

Familja e tij, e ardhur nga Kukësi në vitet 1990, zaptuese e një trualli në gjurmën ku do të kalojë Unaza e Madhe e Tiranës, ka përfituar këto vite, duke u marrë me biznese në truallin e zaptuar, çka lejon këtë familje të gëzojë një mirëqënie fantastike, krahasuar me standartet shqiptare.

Shtëpia dhe trualli ku ka ndërtuar familja e tij, së bashku me familjen e xhaxhait janë legalizuar në mënyrë të dyshimtë në vitin 2010, me VKM të firmosur nga ish-Kryeministri Sali Berisha e për pasojë do të përfitojnë një dëmshpërblim të plotë, të cilin do e paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

Të dhënat e Regjistrit Tregtar tregojnë se Viktori (babai) dhe Lekë Drobaj janë pronar të një biznesi shumë fitimprurës mermeri, i cili është i lidhur me biznese të tjera të mëdha që kërkojnë këtë material.

Nërkohë, foto familjare të postuara në rrjete sociale tregojnë një stil jete vërtet prestigjioz të Viktor Drobajt dhe familjes së tij.

Ndërsa vëllai i vogël sot ndodhet në qeli, vëllai i madh është një student në Amsterdam, ku me shumë gjasa shkolla dhe jetesa i paguhet nga të ardhurat që familja gjeneron me bizneset e saj.

E midis fotove familjare të Viktor Drobajt, është e lehtë të identifikohen foto të tij me pushime të shtrenjtë në hotele me 5 yje, me makina të kushtueshme, etj.

Krejt ndryshe paraqitet situate me efektiven e policisë së shtetit e cila u sulmua pikërisht nga Daniel Drobaj dhe sot dergjet në spitalet e Turqisë.

Ina është një vajzë nga Peqini me një pasion të zjarrtë për uniformën. Pasi mbaroi studimet në Institutin e Fizkulturës, nisi studimet në Akademinë e Policisë.

Me zell dhe pasion edhe pse larg familjes si shumë të rinj ajo u sitemua në një shtëpi me qera së bashku me mike të saj.

Babai i saj është i pa punë, ndërsa nëna ekonomiste. Vëllai emigrant në Gjermani. Nuk ka krijuar deri tani një familje pasi i është dedikuar punës, ku kërkon të bëjë karrierë.