Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ish kryeministri Berisha ka marrë në mbrojtje Daniel Drobajn, djalin i cili qëlloi me kapsollë efektiven Nuka duke i rrezikuar asaj jetën.
Reagimi i mënjëhershëm i polices duke hequr kapsollën me dorë nga pjesa e qafës, i shpëtoi asaj jetën, me pasojë humbjen e dy gishtave të dorës.
Pasi e quajti policen ‘ndrikull’, postoi foto të rreme (që më pas e fshiu nga profili i tij) dhe nuk mbajti asnjë qëndrim në mbështetje të saj, Berisha vazhdon befason me postimet e tij.
Në statusin e fundit në facebook ai shkruan: “Ja si i thyen studentit te shkelqyer Daniel Drobaj gishterinjte, ne nje akt primitv hakmarrje…”
Por mbiemri ‘i shkëlqyer’ ka irrituar qytetarët të cilët e pyesin Berishën nëse ai është një student i shkëlyqer apo i shkë***yer, pasi një student i shkëlyqer nuk do vepronte kështu.
Ndërsa të tjerë i shkruajnë deputetit dixhital “Mire qe si paskan gjujt si me 21 janar…se shteti te vret…apo jo robo?”
Replikat: