osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plagosi Ina Nukën/ Familja e Daniel Drobajt, me biznese ndërtimi dhe mermeri, pushime të shtrenjta e fëmijët me studime në Holandë (Foto)

Plagosi Ina Nukën/ Familja e Daniel Drobajt, me biznese ndërtimi dhe mermeri, pushime të shtrenjta e fëmijët me studime në Holandë (Foto)

18-vjeçari Daniel Drobaj rrezikon të qëndrojë një kohë të gjatë pas hekurave, për shkak të plagosjes në krye të detyrës së polices Ina Nuka.

Në protestën e organizuar përpara Parlamentit, adoleshenti hodhi një kapsollë e cila i mbeti policises së re në qafë e në tentativë për ta hequr nga qafa, kapsolla i plasi në dorë duke e gjymtuar përjetësisht efektiven.

Në media, Daniel Drobaj është portretizuar si një i ri i cili kreu këtë akt dhune i shtyrë nga dëshpërimi për prishjen e shtëpisë, por e vërteta nuk mund të jetë më e ndryshme.

Familja e tij, e ardhur nga Kukësi në vitet 1990, zaptuese e një trualli në gjurmën ku do të kalojë Unaza e Madhe e Tiranës, ka përfituar këto vite, duke u marrë me biznese në truallin e zaptuar, çka lejon këtë familje të gëzojë një mirëqënie fantastike, krahasuar me standartet shqiptare.

Pikë së pari, arsyet që shtynë 18-vjeçarin në këtë akt ekstrem dhune mbeten të paqarta, pasi shtëpia dhe trualli ku ka ndërtuar familja e tij, së bashku me familjen e xhaxhait janë legalizuar në vitin 2010, me VKM numër 125, të publikuar në datën 9 shtator dhe të firmosur nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Kjo do të thotë që pavarësisht prishjes së objektit, Viktor Zef Drobaj, babai i agresorit dhe Lekë Zef Drobaj, xhaxhai i tij, të cilët kanë ndërtuar ngjitur njëri pas tjetrit, do të përfitojnë një dëmshpërblim të plotë, të cilin do e paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

Mënyra se si këto dy familje kanë përfituar legalizimin mbetet e paqartë, sepse edhe me ligjin e mëparshëm ata nuk duhet të përfitonin pasi projekti për Unazën e Madhe nuk është një projekt i ri, por një projekt i depozituar në zyrat e Ministrisë së Transporteve që në vitin 1989.

Megjithatë, duket se duke përfituar nga pasuaria e tyre, Viktori dhe Lekë Drobaj kanë mundur të korruptojnë zyrtarët e kohës në ALUIZM, duke qënë midis 21 mijë objekteve të legalizuar të kohës së PD, shumë pak nga mbi 300 mijë kërkesa legalizimi të paraqitura pas miratimit të ligjit për legalizimin në vitin 2006.

Duke marrë parasysh që Drobajt nuk dalin të dëmtuar nga ky projekt, arsyeja e vetme që i ka shtyrë të marrin pjesë dhunshëm në këtë protestë është vetëdija që pavarësisht dëmshpërblimit, ata do të kenë të vështirë të ringrenë një biznes të konsoliduar, si ai që kanë aktualisht në Unazën e Madhe.

 

Të dhënat e Regjistrit Tregtar tregojnë se Viktori (babai) dhe Lekë Drobaj janë pronar të një biznesi shumë fitimprurës mermeri, i cili është i lidhur me biznese të tjera të mëdha që kërkojnë këtë material.

Ndërkohë, nga një regjistrim i vitit 2013, në Gjykatën Administrative, duket se kjo familje e madhe është përfshirë edhe në një konflikt me një firmë ndërtimi, e cila kishte në plan të shfrytëzonte një pjesë të truallit të tyre.

Regjistrat e gjykatës nuk tregojnë arsyen e këtij konflikti, por tregojnë se pas anullimit të lejes së tyre të legelizimit në shkallën e parë, Gjykata Administrative e Apelit riktheu çështjen për rigjykim në vitin 2014.

Çështja u mbyll pak më pas sepse pronari i firmës ndërtuese Mesaplik 05, u arrestua si i dyshuar për mashtrim, duke sjellë fundin e firmës së tij. Media nuk është në gjendje të konfirmojë objektin e mosdakordësisë midis vëllezërve Drobaj dhe kësaj firme ndërtimi, por regjistrat e gjykatës provojnë se kjo familje ka pasur interesa edhe në sektorin e ndërtimit.

Ndërkohë, foto familjare të postuara në rrjete sociale tregojnë një stil jete vërtet prestigjioz të Viktor Drobajt dhe familjes së tij të përbërë nga gruaja dhe tre fëmijë, një vajzë emri i të cilës nuk mund të bëhet i ditur pasi nuk mund të konfirmohet  nëse ajo është mazhorene dhe dy djemve, Jetmir Drobajt dhe Danjiel Drobaj.

Ndërsa vëllai i vogël sot ndodhet në qeli, vëllai i madh është një student në Amsterdam, ku me shumë gjasa shkolla dhe jetesa i paguhet nga të ardhurat që familja gjeneron me bizneset e saj.

E midis fotove familjare të Viktor Drobajt, është e lehtë të identifikohen foto të tij me pushime të shtrenjtë në hotele me 5 yje, me makina të kushtueshme, etj./LEXO.AL