Peja, sot ka qenë pikëtakimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ky është viti i pestë që të dyja delegacionet mblidhen, ndërsa kësaj radhe kjo mbledhje u cilësua si më produktivja, ku u nënshkruan nëntë marrëveshje të rëndësishme.
Me të përfunduar mbledhja, përfaqësuesit e dy qeverive kanë bërë shqiponjën, qe kryeministri Rama pas fotos ne Facebook ku qeverite pozonin duke bere simbolin e shqiponjes, ka publikuar edhe nje video ne Instagram.
Në video shihet se si Rama dhe Haradinaj, firmosin mbi nje flamur kuqezi dhe bashkojne duart, si per te thene qe jemi NJË.