Edhe pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama nuk është përmbajtur ndaj serbëve, duke iu përcjellë mesazhe të forta dhe të prera, duke i kërkuar të mos bëjë viktimëm, ndërsa nuk ka kursyer as Evropën, teksa i ka thënë se shqiptarët nuk kanë nevojë për përralla.
“Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Gjërat duhet të shihen në sy dhe të mos na tregojnë shumë përralla miqtë tanë europianë dhe të mos na kërkojnë më shumë se sa na mbajnë gjunjët ndërkohë që Serbinë e përkëdhelin.
Kjo është e papranueshme. Tarifa 100% është irracionale në kushte racionaliteti. Është e vetmja përgjigje normale ndaj Serbisë. Vazhdojmë të jemi 100 në mbështetje të Kosovës”, tha Rama.
Në një konferencën të përbashkët për mediat me homologun Ramush Haradinaj, shefi i qeverisë shqiptare riktheksoi se mes dy shteteve nuk do të këtë asnjë barrierë penguese.
Ndërkohë, pas mbledhjes së dy qeverive në Pejë, ministrat e kabineteve, por jo vetëm kanë hedhur firmat në 9 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat do të implementohen në vijim.
Marrëveshjet e firmosura janë të natyrave të ndryshme duke nisur nga fusha doganore, arsimi, e deri tek patentat dhe shërbimet e telefonisë.
“Nuk do të kemi barriera penguese mes të dyja vendet. Në pikat kufitare duhet të vlejnë dokumentet e njërës palë.
Ky është një hap i madh dhe shembullor dhe ne ia ofrojmë këtë shembull të gjithë Ballkanit. Këtu sjellë në vëmendje, atë moment që ka sjellë shumë debat në lidhje me taksën 100% që ka vënë Kosova nuk është një vendim politik./Ekskluzive.al