Peja, sot ka qenë pikëtakimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ky është viti i pestë që të dyja delegacionet mblidhen, ndërsa kësaj radhe kjo mbledhje u cilësua si më produktivja, ku u nënshkruan nëntë marrëveshje të rëndësishme.
Me të përfunduar mbledhja, përfaqësuesit e dy qeverive kanë bërë shqiponjën, qe kryeministri Rama e ka publikuar ne Facebook me pershkrimin “FOTOJA E DITES”.
Një gjest ky që vulos dhe i jep edhe më shumë kuptim këtij takimi me rastin e Festës së Flamurit.
Këto imazhe nuk kanë nevojë për komente.