osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historiania zbulon faktin e pakundërshtueshëm: Lufta e Trojës u bë nga ilirët dhe pellazgët, s’ka asnjë koncept grek!

Historiania zbulon faktin e pakundërshtueshëm: Lufta e Trojës u bë nga ilirët dhe pellazgët, s’ka asnjë koncept grek!

Historiania dhe studiuesja e njohur, Elena Kocaqi, ishte në studion e Ora News për të promovuar librin e saj “Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo Ilire”. Një luftë e trajtuar nga pikëpamja njerëzore dhe historike, ku personazhet janë njerëz dhe nuk ka pleksje mes hyjnive dhe njerëzve në tokë, siç e shkroi Homeri.

Studiuesja e njohur sjell fakte të pakundërshtueshme që tregojnë se kjo luftë nuk është bërë mes akejve dhe trojanëve por në të dyja kampet ishin në përgjithësi ilirë, dhe pellazgë. Kur shkruan se Frigasit apo Trojanet janë nga Epidamni i referohet kolosëve antik, historianit Herodoti, dhe Gjeografeve Straboni dhe Schymnus i Chios. Shanci për ti hedhur poshtë këta autor antikë është zero.

“Unë luftën nuk e kam trajtuar fare në aspektin e Homerit. Ka disa autorë të tjerë të antikitetit të cilët kanë trajtuar luftën e Trojës. I kam dhënë rëndësi anës njerëze sepse lufta, për mua nuk është një mit por një realitet i cili ka ndodhur sepse pothuajse e trajtojnë të gjithë autorët antikë. Burimet që unë kam përdorur në libër është shumë e vështirë ti kundërshtosh apo të sjellësh një variant tjetër nga ato çfarë unë kam sjellë në këtë libër”, tha Elena Kocaqi në studion e Ora News mbrëmë për gazetaren Besmira Pelushaj.

Po si është pritur libri në Greqi?

Historiania është e vetëdijshme që studimi prek interesa të mëdha politike dhe nxjerr në pah mashtrime historike por kjo nuk është punë e saj sepse historianëve u intereson vetëm e verteta dhe jo kujt i dhemb dhe kujt i djeg ajo.

Elena Kocaqi: Busulla jonë është të orientohemi nga e vërteta dhe të gjejmë të vërtetat. Nuk më intereson politika nga ana matanë,sesa më intereson ti afrohem të vërtetës dhe burimet që kam përdorur në libër janë të tilla që është shumë e vështirë ti kundërshtosh apo të sjellësh një variant tjetër nga ato çfarë unë kam sjellë në këtë libër

Në Greqi libri ka ngjallur reagim sepse në Greqi është mësuar që është një luftë ku marrin pjesë trojanët dhe akejtë, por në të dyja kampet ishin në përgjithësi ilirë, dhe pellazgë. Në luftën e Trojës nuk ka koncept grek e helen por fise Ilire, siç janë Pajonët, Dardanët, apo Eletët, Myzët dhe Frigët. Këta janë kryesorët në luftë, janë të emigruar nga territori qendror i Shqipërisë qëndrore të sotme, apo afërm Epidamit, Durrësit të sotëm, që kanë emigruar para 3500 vjetësh drejt Azisë së Vogël. Po nga kjo dinasti Frigase rrjedh dhe dinastia Akeje siç ka qenë Agamemoni apo Menelau. Prandaj në të dyja palët ne kemi një luftë që është vetëm mes fiseve pellazge dhe ilirie për nga origjina e tyre. “

Shkaku i luftës së Trojës nuk ishte Helena!

Faktet që sjell në libër historiania shqiptare tregojnë se Helena nuk ishte shkaku i luftës së Trojës por ishte pasoja. Shkaku ishte shkelja e mikpritjes, ndërsa në luftë shihen dhe faktorë të tjerë të tradites zakonore shqiptare dhe etika juridike e luftës së Trojës shihet tek Kanuni.

Elena Kocaqi: Shpesh është thënë shkaku ka qenë Helena, por nuk ka qenë ky shkaku. Helena ka qenë pasojë, por shkaku ka qenë shkelja e mikëpritjes. Helena u rrëmbye sepse përpara se 10 vitesh se Helena të ikte kishte ndodhur dhe një krim tjetër në Trojë. Ishte vrarë mbreti i Trojës Laomendon, rrëmbyer princeshë Hesiona dhe ishin vrarë dhe princa të tjerë po nga akejtë. Paridi u nis për të biseduar për të kthyer Hesionën dhe për të bërë, ato riparimet e duhura që akejtë i detyroheshin trojanëve sepse u kishin vjedhur dhe një pjesë të arit. Duhet të dimë që rezervat e arit në atë kohë në Trojë ishin të tilla që edhe sot shtete shumë të forta nuk i kanë. Ka qenë një shtet shumë i pasur për këtë arsye ai shkoi e përfundoi në një lidhje me Helenën që ishte Mbretëresha e Spartës, të cilën e rrëmbeu.

Pra Helena është rrëmbyer si hakmarrje ndaj Hesionës. Por nëse marrim pastaj përse ajo u mbajt? Janë disa faktorë që i shohim tek traditat zakonore shqiptare. Në libër e kam trajtuar që etika juridike e luftës së Trojës shihet tek Kanuni. Mikpritja. Shkaku i luftës së Trojës ishte shkelja e traditës së shenjtë e i Mikpritjes, që aty konsiderohet si ligji i Zeusit. Kemi aty disa raste të hakmarrjes, apo gjakmarrjes, mikpritjes së armikut në shtëpi që janë si tek Kanuni jonë.

Pasojat? U vranë 1.5 milionë njerëz

Elena Kocaqi: Sa i takon pasojave në këtë luftë u vranë 1.5 milionë njerëz dhe nga këto 800 mijë ishin nga kampi akej dhe 600 mijë nga kampi trojan. U plagosën me miliona dhe u shpërngulën miliona njerëz. Ka qenë një luftë e përmasave botërore, sepse në këtë luftë morën pjesë fiset të cilat ishin nga Evropa Jugore, Ballkani, të Azisë së Vogël që shkonin deri në Indi por dhe fise nga Afrika Veriore. Pra janë përfshirë tre kontinente në luftë sepse vetë mbretëria trojane thërriste mercenarë nga India, Afrika, me qëllim që të mund të përballonte pellazgët, apo akejtë që kishin zbarkuar në Trojë në atë kohë.

Për studiuesen ky është momenti i duhur për ta publikuar dhe është studimi i parë në Shqipëri dhe në rang ndërkombëtar që trajtohet në këtë aspekt.

Elena Kocaqi: Ishte koha që ne në Shqipëri ta trajtonim në këto momente, sepse është pjesë e historisë tonë të cilën nuk e kemi njohur dhe është e rëndësishme për historinë botërore, pasi nuk kemi më një luftë ku përzihen hyjnitë me njerëzit por një luftë ku marrin pjesë njerëzit. Ky është studimi i parë në Shqipëri, edhe në rang ndërkombëtar është vështirë të gjesh një variant të luftës së Trojës nga ana njerëzore dhe historike, pasi është trajtuar vetëm nga ana mitike.