Përmes një deklaratë shpërndarë mediave Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar lidhur me zhvillimet e ditës së sotme në zonën e Unazës së Re, ku banorët larguan grupet e vlerësimit.
Sipas një njoftimi gna “ARRSH”, thuhet se grupet e vlerësimit kanë mbërritur sot në disaa objekte, ku banorët e të cilëve kanë depozituar pranë institucionit të tyre dokumentacionin e pronësisë dhe kanë kërkuar të vazhdohet me verifikimet dhe procedurën e shpronësimit.
Por që disa persona të paidentifikuar i kanë sulmuar dhu.nshëm me qëllim pengimin e kryerjes së detyrës në terren nga banorë e tjerë të zonës, që nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikohen.
Ditën e djeshme, protestuesit para derës së Gjykatës, ku po mbahej gjyqi për disa nga protestuesit të arrestuar para parlamentit, i bënë thirrje organeve kompetente, se nuk do të lejojnë asnjë grup vlerësimi të ARRSH, të kryej punën në këtë zonë, deri sa të pranohen kushtet e tyre./Ekskluzive.al