Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, është rikthyer në Tiranë për një vizitë disa ditore, por jo në rolin e një zyrtari amerikan.
Mëngjesin e sotëm, ish-ambasadori Arvizu ishte i ftuar në emisionin ‘Wake up’ dhe bisedën me dy moderatorët e nisi me një batutë, ndërsa tregonte bisedën e para disa viteve me drejtorin e lajmeve në “Top Channel”.
Arvizu si për përgëzuar pozicionin e Islit, tregon se ishte ai që kishte insistuar që bashkë me gazetarin Denis Dyrnjaja t’u jepej më shumë hapësirë në ekran.
“Unë vazhdimisht i shikoja lajmet në Top Channel kur isha me shërbimin ambasador i SHBA në Tiranë dhe mbaj mend që i pata thënë drejtorit të lajmeve në atë kohë që Isli dhe Denisi janë yje në lindje dhe do të vijë koha e tyre.
Dhe ja pra, erdhi koha juaj, sot ti ke një emision tëndin, edhe Denisi po ashtu”, u shpreh Arvizu në nisje të intervistës.