Dritan Hila ka shkaktuar reagime tek tiransit, pas një shprehje të tij dy ditë më parë, ku i etiketonte tiranasit si “bythëpambukë”.
Sot ai ka bërë një sqarim për këtë etiketim.
“Pas statusit tim te pardjeshem ku perdorja togfjaleshin “bythpambuket e Tiranes”, konstatova se shume me kishin kuptuar dhe disa jo.
Madje benin edhe trimin ne inbox, duke me vertetuar shprehjen se trimeria ngjan me idiotesine. Sidomos ne fb. Ndaj nuk u mora me kthim pergjigjesh.
Ne fakt ktheva nja dy, por pashe qe idiotizmi ishte kembengules kur futet ne kafken katerqoshese dhe pavaresisht se konteksti si shkruhej ishte shume i qarte, me vertetojne statistiken se edhe Tirana ka budallenjte e vet autoktone, bashke me ata te importit nga rrethet. Gjithsesi me duhet te sqaroj:
Togfjaleshi nuk i drejtohej tiranasve denbanaden, edhe per faktin se tashme jane nje pjese fare e vogel e Tiranes, por edhe sepse nuk kane ze ne vendimarrjen e Tiranes politike.
Me kete togfjalesh duhet te jesh shume sylesh mos kuptosh qe behet fjale per ate pjese te banoreve te Tiranes te cilet kane ne dore vendimmarrjen politike dhe qe geshtenjat i nxjerrin nga zjarri me duart e te tjereve.
Dhe kjo shtrese quhet tiranas, pavaresisht se origjinen mund ta kene nga çdo rreth i republikes.
Tashme tiranas jane dibranet e ardhur ne themelimin e qytetit, matjanet e Zogut, leberit e Hoxhes, e pastaj shkodrane, gjirokastrite e korcare, duke ardhur se fundmi tek tropojanet, skraparllinjte e kuksiane.
Nuk perjashtohen as çamet dhe as kosovaret qe kane blere shtepi ne Tirane.
Madje edhe banoret e Astirit, tiranas jane, dhe kur thuhet ndonje e share apo batute per tiranasit, autoktonet nuk kane pse e marrin per personale, pasi tashme nuk kane ekskluzivitetin e brandit.
Gjithashtu edhe per pronat duhet mos merziten shume.
Nese Kongresit i Lushnjes do kishte caktuar kryeqytet Kuksin, tani do ishte ne Tirane çmimi i tokes 1 mije lek te vjetra per m2 dhe kusuret me tokat e xanuna do ti kishin kuksianet.
Sepse vlera e tokes kudo, ka edhe valence politike.
Gjithsesi kjo e dyta eshte teme e gjate. Merruni me te paren”, shkruan ai.
Dy ditë më parë, Hila kishte shkruajtur:
“Shpellaret jane krahu i papaguar i punes qe ndertoi Tiranen; jane njerezit e periferise qe gjithmone i kemi pare me perbuzje; jane sklleverit moderne; jane emigrantet e gomoneve qe bien remitancat.
Ndaj kujdes kur i shani. E kane edhe ata te drejten e nje cope toke qe te bejne nje shtepi.
Se edhe per te mbrojtur e bere kete vend, gjakun e tyre kemi derdhur, jo te bythpambukeve te Tiranes”.