Reperi Stresi ndodhet në burg prej një muaji, që kur u arrestua në dhomën e një hoteli, ku u tha se ishte me një 20-vjeçare.
Mirëpo e fejuara e tij Kejsi publikon shpesh postime me të, duke treguar kështu që e mbështet këngëtarin dhe nuk heq dorë prej tij.
Ditën e sotme ajo ka publikuar disa video ku shihet Stresi duke fjetur dhe Kejsi që i shkon gjithmonë për ta zgjuar.
Në videot “e ëmbla” ajo e mbulon me puthje reperin ndërsa e thërret “habibi”.
Nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë Stresi në burg, ndërsa kujtojmë se ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.